Shërbimi Korrektues i Kosovës

Zyrtar i kantinës

	 	 

Republika e Kosovës-Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Drejtësisë-MinistarstvoPravde-MinistryofJustic

Shërbimi Korrektues i Kosovës/KorektivnaSluzba Kosova/KosovoCorekcionalService

Në bazë të nenit 215 të Ligjit NR.04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ,nenit  8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, Udhëzimit administrativ.07/2017,për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpall:

K O N K U R S

SHËRBIMI KORREKTUES I KOSOVËS

Pozita: Zyrtar i kantinës, 1 (një  vend  pune )

Referenca: MD/SHKK/ 139—31-05-2019

Paga: Koeficienti:   6

I përgjigjet: Udhëheqësit të Njësisë për Punë Juridike dhe të Përgjithshme

Vendi: Qendra e Paraburgimit Prishtinë

Qëllimi i vendit te punës:

Menaxhimi te gjitha çështjeve që kanë te bëjnë kantinën e te burgosurve.

Detyrat  kryesore:

  • Përpilim i listës furnizuese me kantinë për të burgosurit, llogaritja e shpenzimeve ditore dhe javore të kantinës dhe përcjellja e raportit në zyrtarit për PPB;
  • Rregullimi i llogarive shpenzuese ne përgjithësi për të burgosurit;
  • E pranon mallin nga kontraktori regjistron dhe shpërndanë atë tek te burgosurit;
  • Përcjellja e data bazës për paratë e te burgosurve;
  • Mbajtja e kontakteve të rregullta me prokurim dhe njësinë e PPB-së ne drejtorinë qendrore te SHKK-së;
  • Zëvendëson zyrtarin për PPB në rast të mungesës, si dhe kryen punë tjera të kërkuara nga Udhëheqësi.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Shkolla e mesme e lartë: Drejtimi: i Përgjithshëm, Ekomomik, Administrim Biznesi, Natyror- Matematikor;
  • Aftësi përdorimi të kompjuterit;
  • Aftësi të punoj në mjedisin multietnik dhe multi kulturor duke mbajtur marrëdhënie efektive te punës me të gjithë anëtaret e ekipit.

Shënim: Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Drejtësisë /Shërbimi Korrektues i Kosovës/ Divizioni i Burimeve Njerëzore, Rruga « Ish–Ndërtesa e Rilindjes» kati i 6 – të,  Zyra Nr. 606, Prishtinë, Kosovë;

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në, tel: ose 038-200 18-126- prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi ngel i hapur 15  ditë nga dita e publikimit në gazetë ditore, duke filluar nga data: 31.05.2019  gjerë më datën: 14.06.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë. Kandidatët të cilën hynë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga personeli.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë përmes telefonit dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit intervistues.

TAGS: Sherbimi Korrektues i KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3887
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC