Agjent tregtar
AGS me selinë e saj të vendosur në Parkun e Bisnesit të Drenasit.
Ne po kërkojmë Agjente tregtar per regjion te Prishtines me aftësi të forta ne pranimin, perpunimin dhe kordinimin rreth shitjeve te pjeseve, vajrave , gomave dhe baterive te automotives. Ne mirëpresim gjithashtu aplikime nga ata që kërkojnë një lëvizje drejt një karriere të re.
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore
- Promovon dhe prezanton produktet tek klientët.
- Dërgesa dhe shitje direkte të produkteve tek klientët
- Viziton në baza ditore klientet për prezantim dhe shitje të produkteve.
- Miremban rrjetin ekzistues te klienteve dhe perveteson klient te rinj.
- Shperndarja e mallit tek klientet.
- Respekton politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Detyra te tjera sipas kerkeses se menaxhmentit.
Cilësitë tuaja
- Ju keni përvojë se paku (1) vite në sektorin e shitjes.
- Ju keni pervoje te mirë e MS Office.
- Aftësi të forta organizative me aftësi për të kryer shumë detyra
- Duhet të keni aftësi të jashtëzakonshme drejtuese dhe aftësi të forta komunikimi
- Të jetë komunikues dhe i/e afte per te prezentuar produktet tek klientet
- Të jetë bashkëpunues, vetemotivuar dhe orientuar ne arritje te rezultateve
- Me vetë iniciativë të zgjeroj rrjetin e shitjes.
- Patentë shoferi kategoria B.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-te e tyre dhe referencat mund ti dergojn ne email adresen agskosovo@gmail.com dhe shenoni poziten qe aplikoni Agjent tregtar
Afati i dorëzimit të CV është data 22 Qershor 2023