1
PREMIUM

Analistë Kredie Individ dhe Micro (Dega Prishtine, Fushë Kosovë)

Ruaj
Credins
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION I LIRË PUNE

Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Analistë Kredie Individ dhe Micro – Dega Prishtinë (Rruga B) dhe Fushë Kosovë.  

Qëllimi i pozicionit:

Misioni i Degës së Bankes është të sigurojë ushtrimin e veprimtarisë bankare në perputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa të institucioneve shtetërore, ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Analisti i Kredisë duhet ti sigurojë Deges kredi cilësore nëpëmjet një analize të mirë dhe një zbatimi në mënyrë korrekte të udhëzimeve dhe rregulloreve të Bankës. Menaxhim të mirë të portofolit të kredisë nëpërmjet zbatimit të procedurave, monitorimit të çdo kredie të dhënë dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve me klientet.

Kriteret e nevojshme:

  • Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim, Master në Manaxhim
  • Të ketë eksperience pune minimalisht 2-3 vjet në sistemin Bankar dhe veçanërisht në fushat e kredidhënies
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup;
  • Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë;
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel);
  • Të zotërojë certifikime dhe trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës

Çfarë ofrojmë ne:

Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

Të interesuarit të dërgojnë CV  bashkë me një letër motivuese në adresën: burimenjerezore@bankacredins-ks.com

CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 06.06.2023

Kategoria Banka
Skadon 06/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet