NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:
- Zyrtar i lartë për MIS (Management Information System) në Sektorin për Raportim (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme;
- Njohuri në sisteme operative Windows XP,7,10.
- Njohuri në Administrim dhe menaxhim në baza të të dhënave, fokus të veçantë në MS SQL Server, T-SQL;
- Njohuri në menaxhim të shënimeve në XML dhe veglave përkatëse,
- Njohuri në integrime të shënimeve në mes platformave të ndryshme;
- Njohuri në analizë dhe dizajnimin e kërkesave të biznesit;
- Njohuri në testim, implementim dhe dokumentim të softuerëve;
- Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Të analizojë dhe krijoje raporte të ndryshme për nevojat e Bankës;
- Të vlerësoje procesin e grumbullimit të shënimeve dhe integritetin e shënimeve për të gjitha të dhënat hyrëse që paraqiten në raporte;
- Të analizojë, dokumentoje dhe mirëmban proceset e biznesit dhe rrjedhën e të dhënave;
- Menaxhoje projekte të veçanta që kanë të bëjnë me raportim;
- Të mbështesë linjat afariste në definimin e kërkesave afatshkurta dhe afatgjate;
- Krijoje procedura dhe funksione në bazën e të dhënave për nxjerrjen e të dhënave që shfrytëzohen për raportim;
- Krijoje aplikacione të bazuara në teknologjinë që përdoret në Bankë, për nevojat e biznesit me fokus në raportim;
- Ekstrakton të dhënat nga sistemet ekzistuese dhe të arkivave sipas kërkesës se biznesit;
- Përkrahja dhe zgjidhja e problemeve të shfrytëzueseve të sistemit me rastin e punës së tyre të përditshme;
- Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 31 maj 2023. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.