Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Vushtrri shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit
|
Specialistë i Administrimit të
|
|
Përgjithshëm
|
Institucioni
|
Komuna Vushtrri
|
Nr. i Referencës
|
RN00011559
|
Kodi
|
RPC0005177
|
Data e njoftimit
|
28.04.2023
|
Afati për aplikim
|
19.05.2023 - 02.06.2023
|
|
|
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
- Shqyrton aplikacione në kohën e duhur dhe merr vendime në bazë të kritereve që i përcakton Ligji mbi Skemën e Asistencës Sociale;
- Llogarit saktë ndihmën që duhet t’i ndahet familjes në bazë të kritereve të përcaktuara me ligj;
- Shqyrton aplikacione në kohën e duhur dhe merr vendime në bazë të kritereve që i përcakton Ligji mbi Skemën e Asistencës Sociale;
- Përgatit lëndën nga aspekti teknik dhe administrativ për futjen e shënimeve në baze të dhënave;
- Bën verifikimin e të gjithë shfrytëzuesve të ndihmës sociale si dhe përgatit lendet për komisionin mjekësor;
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi
- Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.
- Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Psikologjise, Pedagogjisë, Sociologjisë, Juridik.
- Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
Sipas nenit 9 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë kjo pozitë e lirë e punës është e rezervuar për pjesëtarët e komunitetit serb.
- Diplomat për përgatitjen shkollore duhet të jenë të nostrifikuara sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës.
- Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike;
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative për të përmirësuar efikasitetin;
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar;
- Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
- Pozitat aktualisht të lira
|
Nr. i
|
Titulli i
|
Klasa e
|
Koeficien
|
|
Organizata /
|
Nr. i
|
|
Kodi
|
Referencë
|
Institucioni
|
pozitës
|
pozitës
|
ti
|
Vendi i punës
|
kërkuar
|
|
|
s
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Zyrtar për
|
|
|
|
Sektori për
|
|
|
RPC0004950
|
RN000113
|
Profesional 3
|
GJ44-
|
|
Mirëqenie
|
|
|
Mirëqenie
|
3.94/413.7
|
Komuna Vushtrri
|
Sociale-QPS /
|
1
|
|
|
21
|
Sociale 1
|
|
0
|
|
Qendra për
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Punë Sociale
|
|
|
- Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (të nostrifikuara)
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Vërtetim nga Gjykata,
- Kopja e Leternjoftimit.
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
- Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Njohuri profesionale në fushën sociale.
- Ligjin për skemën e ndihmave sociale.
- Aftësia për të menaxhuar punën nën presion
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Udhëzim për aplikim;
Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit permes sistemit - platformës
https://konkursi.rksgov.net
https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI
Sipas nenit 9 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë kjo pozitë e lirë e punës është e rezervuar për pjesëtarët e komunitetit serb.
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen