Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Ministria e Punëve të Brendshme shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit
|
Specialistë i Përgjithëshëm për Inspektim
|
Institucioni
|
Ministria e Punëve të Brendshme
|
Nr. i Referencës
|
RN00011534
|
Kodi
|
RPC0005152
|
Data e njoftimit
|
26.04.2023
|
Afati për aplikim
|
17.05.2023 - 27.05.2023
|
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve gjatë kryerjes së detyrës;
- Planifikon aktivitetet në kuadër të pozitës përkatëse të cilat korrespodojnë me planin e njësisë/institucionit përgjegjës për inspektim;
- Siguron zbatimin efektiv të planeve e aktiviteteve inspektuese;
- Është përgjegjës për të siguruar zbatim efektiv të rregullave e procedurave inspektuese duke përdorur njohuri të thella profesionale;
- Është përgjegjës për të ndërrmarrë masa ekzektuese apo inicuar raste të shqyrtimit dhe verifikimit të ligjshmërisë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës;
- Është përgjegjës për të ofruar këshillime, rekomandime e udhëzime profesionale të nivelit të lartë e në përputhje me kërkesat ligjore si dhe standardet teknike e profesionale për të Është përgjegjës për miratimin/konstatimin e korrigjimit të shkeljeve të legjislacionit në fuqi dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin nga këto shkelje;
- Është përgjegjës për marrjen e masave administrative dhe shqiptimit të gjobave që kanë për qëllim shmangien e rreziqeve që mund t’i shkaktohen të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarëve nga marrëdhënia e punës dhe në shëndetin publik, të përcaktuara nga ky ligj apo me ligje të veçanta.
- Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.
- Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë me së paku 3 vite të studimeve në:
- Juridik; institucioni kërkues: IP;
- Ekonomik; institucioni kërkues: IP;
- Shkenca Politike dhe Adminsitratë Publike;institucioni kërkues: IP;
- Siguri Publike: institucioni kërkues: nuk ka;
- Shkenca Sociale: instituconi kërkues: nuk ka;
- Edukim: institucioni kërkues: nuk ka
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
- Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Realizim i detyrave me njohuri të thella profesionale të fushës përkatëse;
- Puna kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave;
- Detyrat/Projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale;
- Përmbushja e detyrave kërkon aftësi analitike dhe planifikim të pavarur;
- Nga zyrtarët e kësaj klase kërkohet dhe pritet të identifikojnë mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave;
- Nga zyrtarët e kësaj klase kërkohet dhe pritet të diskutojnë rezultatet e punës me eprorin e tyre dhe t’i referohen atij vetëm në rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme;
- Eprori kontrollon punën e zyrtarit të kësaj klase, vetëm sa i takon rezultatit dhe zakonisht nuk ndërhynë lidhur me përmbajtjen e saj;
- Zyrtari i kësaj klase udhëzon stafin në pozita të klasave më të ultëa brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
- Sipas nevojës, rishikon dhe kontrollon punën e zyrtarëve të tjerë profesional të nivelit më të ultë, duke sugjeruar dhe udhëzuar kryerjen e punëve profesionale.
- Pozitat aktualisht të lira
|
Nr. i
|
Titulli i
|
Klasa e
|
Koeficien
|
|
Organizata /
|
Nr. i
|
|
Kodi
|
Referencë
|
Institucioni
|
pozitës
|
pozitës
|
ti
|
Vendi i punës
|
kërkuar
|
|
|
s
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Ministria e
|
Divizioni i
|
|
|
|
|
|
|
|
Financave,
|
|
|
|
RN000097
|
Inspektor i
|
|
|
Koordinimeve
|
|
|
RPC0003494
|
Profesional 1
|
|
Punës dhe
|
|
|
I11-7
|
në Rajonin e
|
3
|
|
|
67
|
Punës
|
|
|
Transfereve -
|
Mitrovicës /
|
|
|
|
|
|
Inspektorati i
|
|
|
|
|
|
|
|
Mitrovicë
|
|
|
|
|
|
|
|
Punës
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
- Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit të cilave u bashkëngjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetëse si në vijim: pasqyrën e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Certifikatë/vërtetim nga Gjykata ose nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Kosovës me të cilin dëshmohet se nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
- Nëse kohëzgjatja lidhur me përvojën e kërkuar e punës, është në sektorin publik, atëherë është i nevojshëm vërtetimi nga institucioni ku ka punuar kandidati/ja me të cilin dëshmohet se ai/ajo nuk gjendet në kushtet parashikuara në nenin 8 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.6) të Ligjit Nr.06/L – 114 për Zyrtarët Publik.
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
- Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Aftësitë e përgjithshme, aftësitë hulumtuese, analitike, vlerësuese, formulim të rekomandimeve, këshillave, komunikimit dhe planifikimit si dhe njohurive, aftësive dhe cilësive tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen