1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania OXA-Group me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ për plotësimin e pozitës:

Arkitekt/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën projektimin e objekteve afariste për nevojat e kompanisë;
  • Matje të ndryshme të objekteve në teren;
  • Kontrollimin e projekteve nga fillimi në fund, për të siguruar një dizajn me cilësi të lartë, inovativë, dhe funksionalitet;
  • Mbikëqyr projektet infrastrukturore të kompanisë në lëminë e arkitekturës;
  • Si dhe detyra të tjera që kërkohen nga menaxhmenti të lidhura me natyrën e punës.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë universitare në fushat relevante;
  • Mbi dy vjet përvojë pune në këtë fushë;
  • Njohuri të avancuara të punës me kompjuter, me theks të veçantë programeve specifike të profesionit, si BIM Autodesk Revit.Njohja e Archicad, Autocad, 3D Max etj., është përparësi;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të kenë vetë iniciativë dhe aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në grup.

Si të aplikoni:

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së dhe portfolio të punës së tyre, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, duke cekur pozitën në subjekt.

Konkursi mbetet i hapur deri më 02/06/2023

Kategoria Arkitekturë
Skadon 02/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet