1
PREMIUM

Agjent i Shitjes (4), Shofer (Kategoria B dhe C) (3), Pirunist, Ndihmës Depoist (5), Automekanik

Ruaj
Korporata Rugove
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Ferizaj, Prishtinë dhe Pejë. Pozitat e hapura janë:

FERIZAJ: AGJENT I SHITJES (x4), SHOFER - kat. B (x2), SHOFER - kat. C (x1)

PRISHTINË: PIRUNIST (x1), NDIHMËS DEPOIST (x5)

PEJË: AUTOMEKANIK (x1)

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

PIRUNIST

  • Bën ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave që gjenden në depo.
  • Kujdeset për mos-dëmtimin e mallrave.
  • Përgatit porositë e ditës së nesërme, si dhe
  • Kryen detyra tjera në bazë të kërkesës së personit përgjegjës.

NDIHMËS DEPOIST

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo, si dhe
  • Bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Orari i punës: prej 13:00 deri 21:00.
  • Paga mujore: 400.00€.

AUTOMEKANIK

  • Kryen veprime rutinore që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë.
  • Bën kontrolla të rregullta para daljes së mjeteve në terren.
  • Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve.
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimin, testimin, lubrifikimin e automjeteve.

AGJENT I SHITJES

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

SHOFER (kat. B dhe C)

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës, si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin, si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
  • Për pozitën Agjent i shitjes dhe Shofer kat. B, të ketë patent shofer kategoria B.
  • Për Shofer kat. C, të ketë patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

SI TË APLIKOHET

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj.

Afati i fundit për aplikim është data 9 qershor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 3,537
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 09/06/23 (10 ditë)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet