
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitat:
HelpDesk
LOKACIONI: PRISHTINË
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Instalimi dhe konfigurimi i pajisjeve kompjuterike, softuerëve, sistemeve, rrjeteve;
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike;
- Ofrimi i mbështetjes teknike në të gjithë kompaninë;
- Krijimi i llogarive për punonjësit e rinj;
- Riparimi dhe zëvendësimi i pajisjeve sipas nevojës;
- Testimi i teknologjisë së re;
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në shkencat kompjuterike ose përkatëse;
- Përvojë e dëshmuar si HelpDesk ose role të tjera të ngjashme;
- Aftësi komunikimi në gjuhën angleze.
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës;
- Sigurim shëndetsor;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendeve të zhvillimit;
- Pagë konkurruese.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
- Afati për aplikim deri me datë: 15.06.2023
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
