1
PREMIUM PLUS

Trajnim falas për praktikë (numri i limituar i vendeve)

Ruaj
Youth Career Elevator
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Youth Career Elevator Header

Trajnim falas për praktikë (numri i limituar i vendeve)

KosovaJob dhe Promnestria në bashkëpunim me EBRD kanë lansuar projektin “Youth Career Elevator” i cili ndihmon të rinjtë që nuk kanë përvojë pune të depërtojnë më shpejtë në tregun e punës, duke krijuar një profil në KosovaJob ku mund të krijojnë kontaktin direkt me punëdhënësin dhe të gjejnë praktikën që iu përshtatet më shumë.

Për këtë arsye, Youth Career Elevator organizon trajnime falas për të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë më shpejtë në tregun e punës me anë të punës praktike.

Trajnimet zhvillohen në këto orare:

  • Grupi i I-rë: 25 Maj (17:00 – 20:00);
  • Grupi i II-të: 01 Qershor (17:00 – 20:00);
  • Grupi i III-të: 08 Qershor (17:00 – 20:00);
  • Grupi i IV-të: 15 Qershor (17:00 – 20:00).

Në trajnim do mësoni:

  • Tregu i punës në Kosovë;
  • Llojet e institucioneve/punëdhënësve në Kosovë;
  • Rritja e aftësive të nevojshme për punësim;
  • Si të kërkoni një punë;
  • Si të përgatitni një CV dhe Letër Motivimi;
  • Si të përgatiteni për intervistë;
  • Si të jesh një praktikant i mirë dhe si të rriteni me punën tuaj.

Çfarë përfitoni tjetër:

  • Të krijoni profil në KosovaJob;
  • Kontakti direkt me kompanitë;
  • Punësimi në njërën nga kompanitë që kanë pozita te lira për praktikë.

Lokacioni i trajnimeve: zyret e KosovaJob (map https://shorturl.at/bIP12)

Aplikimet bëhen përmes butonit të mëposhtëm “Apliko” dhe të parët që aplikojnë kanë përparësi për të zënë vend në trajnim.

Youth Career Elevator Footer

Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 14/06/23 (7 ditë)
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet