Kompania Oxa-Group, me seli në Ferizaj ka hapur konkurs për:
Pozita: Export Sales Specialist
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijon dhe mban kontaktet me klientë të jashtëm në fushën e industrisë së drurit;
- Identifikon mundësi të reja për eksport në tregun e jashtëm;
- Hulumton dhe analizon tregun e jashtëm me qëllim të rritjes së eksportit;
- Planifikon dhe zhvillon aktivitetet me qëllim të hulumtimit të nevojave dhe kërkesave të klientëve;
- Koordinon dhe monitoron shitjen jashtë vendit dhe përkujdeset për mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientë dhe sigurohet që dërgesat të kompletohen brenda afatit të dhënë kohorë;
- Përgatitë dokumentacionin për eksport dhe sigurohet që klientët të njoftohen me siguracionet dhe taksat doganore si dhe shikon mundësitë ligjore për reduktim të taksave;
- Në vazhdimësi koordinohet me bashkëpunëtoret dhe mbikëqyrësit me qëllim që produktet të jenë sipas kërkesës së klientit dhe standardeve të cilësisë së kërkuar.
Kriteret për aplikim:
- Diplomë universitare në fushat relevante;
- Përvojë pune në pozicione të ngjashme;
- Njohja e gjuhës angleze dhe serbe obligative, si dhe njohja e gjuhëve tjera do të konsiderohet përparësi;
- I gatshëm për të udhëtuar jashtë vendit (në regjion dhe më gjerë) dhe për punë me orar fleksibil;
- Aftësi për të krijuar dhe kuptuar strategjitë e shitjes dhe marketingut;
- Aftësi të larta komunikimi dhe negocimi;
- Patent shoferi të kategorisë B.
Si të aplikoni:
Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: hr@oxa-
group.com me titull në subjekt: Export Sales Specialist.
Aplikimi është i hapur deri më 28 Maj 2023.