1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

TERMAT E REFERENCËS

Dizajner/e – Kompani dizajni

Projekti: Avancimi i mëtejmë i të drejtave të grave në Kosovë II

Zbatuar nga: Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Mbështetur nga: Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në bashkë-financim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida)

Personi kontaktues: Zana Rudi, Menaxhere e Programeve 

HISTORIKU

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është një rrjet prej 140 organizatash që mbështetë, mbron dhe promovon të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. Strategjia e RrGK-së për periudhën 2023-2026, e krijuar bashkë me organizatat anëtare të RrGK-së, përfshin Objektivën Speicifike “Përmirësimi i qasjes së grave dhe burrave për realizimin e të drejtave të tyre për shërbime shëndetësore, duke u bazuar në kornizën ligjore”, si pjesë e programit Përmirësimi i Barazisë Gjinore përmes Sundimit të Ligjit. 

Në vitin 2016, RrGK mori iniciativën për të kryer hulumtime të rëndësishme për qasjen e qytetarëve të Kosovës në kujdesin shëndetësor, si një studim bazë për të siguruara informacion për përpjekjet e saj. Më shumë se 1,300 persona u anketuan në vitin 2016, dhe 109 punonjës dhe ekspertë kyç shëndetësorë u intervistuan. Ky hulumtim, i pari i këtij lloji, u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, UNFPA dhe Kolegjin Dartmouth në SHBA, kryesisht në baza vullnetare me kontribut të rëndësishme nga RrGK dhe vullnetarë studentë të trajnuar mirë, duke pasur parasysh mungesën e fondeve për trajtimin e çështjeve të kujdesit shëndetësor në Kosovë. I publikuar në vitin 2017, me titull Qasja në kujdesin shëndetësor në Kosovë, hulumtimi zbuloi se në përgjithësi, 81% e kosovarëve e konsiderojnë shëndetin e tyre të mirë ose shumë të mirë, edhe pse gratë mesatarisht e vlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore pak më të keqe se burrat; 23% raportuan kufizime të dukshme në jetën e tyre të përditshme për shkak të arsyeve shëndetësore. Ndërkohë, përkundër këtyre perceptimeve, hulumtimi dëshmoi se qasja në kujdesin shëndetësor themelorë, riprodhues dhe gjinekologjik në Kosovë mbetet e kufizuar. Buxheti i ulët i ndarë për kujdesin shëndetësor ka rezultuar në mungesë të pajisjeve mjekësore, mungesë të specialistëve mjekësorë, ofrues të kujdesit shëndetësor me cilësi të dobët dhe infrastrukturë të dobët në objektet e kujdesit shëndetësor (si p.sh., pa ashensorë ose ngrohje). I njëjti hulumtim ilustroi se statistikisht, gratë në zonat rurale përballen me më shumë barriera financiare dhe kulturore në qasjen në kujdes shëndetësor sesa burrat ose gratë në zonat urbane. Gratë që jetojnë në zonat rurale dhe me aftësi të kufizuara kanë përmendur shpenzimet e udhëtimit si një pengesë të madhe për të pasur qasje në trajtimin gjinekologjik. Gratë, veçanërisht në zonat rurale, shpesh ngurrojnë të bëjnë ekzaminime gjinekologjike obstetrike vjetore, sepse shumica e gjinekologëve janë burra. Normat shoqërore dhe kulturore e bëjnë që të konsiderohet ‘e turpshme’ që një burrë që nuk është bashkëshorti i një gruaje ta shohë atë lakuriq. Gratë rome, ashkali dhe egjiptiane kanë raportuar se janë përballur me diskriminim kur kanë provuar të kenë qasje në shërbimet e shëndetit publik, duke përfshirë edhe mohimin e shërbimeve. Ndërkohë, RrGK merr në mënyrë të përsëritur raporte joformale të shkeljes së të drejtave të grave sa i përket qasjes në kujdesin shëndetësor. 

Pandemia COVID-19 duket se e ka përkeqësuar këtë gjendje dhe ka pasur pasoja edhe më të rënda për gratë dhe vajzat në qasjen në kujdesin shëndetësor. Ndërprerjet e transportit publik, masat e izolimit shoqëror dhe humbja e vendit të punës e shoqëruar me vështirësitë ekonomike, që të gjitha kanë penguar edhe më tej qasjen e grave në kujdesin shëndetësor, duke pasur parasysh qasjen e tyre të pabarabartë në burime brenda familjeve të tyre, mungesën e automjeteve private (krahasuar me burrat), përgjegjësitë e kujdesit shoqëror në shtëpi dhe pozitën e pasigurt në ekonomi. Njëkohësisht, kapacitetet e kufizuara të kujdesit shëndetësor për shkak të pandemisë, përfshirë burimet njerëzore të pakta dhe mungesën e personelit të kujdesit shëndetësor, kanë bërë që qasja në shërbimet e tjera themelore shëndetësore të mos jenë të disponueshme. Kjo ka prekur kujdesin shëndetësor të nënave dhe të të sapolindurve. Për më tepër, nuk janë ofruar të gjitha shërbimet gjinekologjike riprodhuese. Kjo ka rrezikuar edhe më tej shëndetin e grave dhe vajzave në Kosovë. Veç këtyre, gratë me aftësi të kufizuara, në zonat rurale, gratë e moshuara dhe gratë e pakicave në veçanti janë përballur me sfida shtesë. 

QELLIMI DHE OBJEKTIVAT

Për periudhën 2021-2025, RrGK-ja është përkrahur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në bashkë-financim me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), për projektin katër vjeçar me titull “Avancimi i mëtejmë i të drejtave të grave në Kosovë II”. Qëllimi i parashikuar i këtij projekti është “Përmirësimi i barazisë gjinore në Kosovë, ku gratë dhe burrat janë më të barabartë dhe kanë më shumë mundësi të barabarta për arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe për një jetë pa dhunë”. Rezultati i parashikuar i këtij veprimi, në të cilën dizajneri/ja apo kompania e dizajnit do të kontribuojë, është “përmirësimi i qasjes së grave në kujdesin shëndetësor”.

Tjetri rezultat është që më shumë zyrtarë publikë, gra, vajza dhe burra do të jenë më të informuar për të drejtat e grave në kujdesin shëndetësor dhe shkeljet e të drejtave të tyre. Për ta arritur këtë, RrGK planifikon të bashkëpunojë ngushtë me organizatat anëtare të RrGK-së, veçanërisht me ato që zbatojnë grante të ofruara përmes Fondit të Grave të Kosovës (FGK) të RrGK-së; të zhvillojë më tej kapacitetet e anëtareve të RrGK-së për të monitoruar ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe për të dokumentuar çdo shkelje të mundshme të të drejtave të grave për kujdesin shëndetësor; të mbështesë gratë në raportimin e shkeljeve të të drejtave pranë autoriteteve përkatëse; dhe të punojë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë drejt përmirësimit të qasjes së grave të ndryshme në kujdes shëndetësor cilësor. RrGK është veçanërisht e interesuar në mbështetjen e grupeve veçanërisht të cenueshme.

Ndër të tjera me anë të këtij projekti, përmes një fushate në rrjete sociale, RrGK bashkë me anëtaret e RrGK-së në komunat ku ato veprojnë, do ngrisë vetëdijën e qytetarëve lidhur me të drejtat për kujdes shëndetësor dhe mekanzimat e realizimit të tyre. Pra, kjo fushatë ka për qëllim sigurimin e një jete të shëndetshme dhe promovimin e mirëqenies për të gjithë pa dallim moshe, përmes innformimit të grave për të drejtat e tyre në kujdes shëndetësor, si të identifikojnë shkeljet e të drejtave dhe të raportojnë shkeljet e të drejtave. Këto veprime do të kontribuojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor duke inkurajuar qasje më të mirë ndaj kujdesit që pastaj mund të rezultojë në shëndet më të mirë në përgjithësi. 

PËRGJEGJËSITË

RrGK kërkon një dizajner/e apo kompani dizajni për të realizuar këtë fushatë vetëdijësuese, fushatë kjo e cila ka më shumë se një audiencë të vetme, duke përfshirë gratë, stafin shëndetësor si dhe gjithë qytetarët në përgjithësi. Të gjitha këto do të diskutohen gjatë takimit në fillim të bashkëpunimit me dizajnerin/en apo kompaninë e dizajnit.

DETYRAT

Materialet që kërkohen të zhvillohen për këtë fushatë janë:

  • 10-13 dizajne për rrjete sociale (fotografi dhe tekst);
  • Dy video animacione (gjatësia mesatare e tyre do të jetë 40-60 sekonda);
  • Dy dizajne për broshura, të cilat do të rrjedhin nga dizajnet më të mira të rrjeteve sociale;
  • Një dizajn për poster;
  • Printimi i broshurave, nëse shërbimi ofrohet nga kompania juaj.

Përveç në gjuhën shqipe, disa prej materialeve do të përgatiten/përshtaten edhe në gjuhën angleze dhe atë serbe. RrGK do të sigurojë të gjithë përmbajtjen për këto materiale (do të diskutohet edhe me dizajnerin/en apo kompaninë e dizajnit), përkthimin e materialeve, si dhe do të punojë ngushtë me dizajnerin/en apo kompaninë e përzgjedhur gjatë gjithë procesit të punës. Të gjitha materialet duhet të prodhohen në bashkëpunim të ngushtë me RrGK-në, duke siguruar që dizajnet të jenë në përputhje me misionin dhe vizionin e RrGK-së si dhe të ndjekin rregullat e përcaktuara për dukshmërinë e këtyre materiale nga ADA. Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale si dhe të respektojnë ligjet e autorësisë.

AFATET KOHORE

Dizajneri/ja apo kompania e dizajnit pritet të fillojë punën menjëherë gjatë muajit qershor. Kalendari i përafërt do të jetë si më poshtë:

Shpallja e tenderit                                      18 maj 2023

Afati i fundit për dorëzimin e tenderit    1 qershor 2023

Dhënia e tenderit                                        6 qershor 2023

Takimi informativ                                       9 qershor 2023

Drafti i parë i dorëzimit të materialit      23 qershor 2023

Materiali final                                             30 qershor 2023

Drafti i parë i video animacioneve          5 korrik 2023

Video animacionet finale                         12 korrik 2023

DORËZIMI I OFERTAVE

Dizajneri/ja apo kompania i/e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Një propozim të shkurtër teknik me shembuj dhe/ose ide për fushatën;
  • Një portofolio me punë krahasimore që demonstron kapacitetet; dhe
  • Një propozim financiar.

Ju lutemi dërgoni dokumentet e kërkuara deri me 1 qershor 2023, në ora 17:00, në e-mailin kosovawomensnetwork@gmail.com me titullin “Fushatë Vetëdijësuese – Kujdesi shëndetsor”.

VLERËSIMI I OFERTAVE

Ofertat do të vlerësohen nga një Komision prej tre personave si në vazhdim:

40% Përvoja

30% Propozimi

30% Oferta më e ulët

Vetëm dizajnerët/et apo kompanitë e dizajnit e/të sukseshme do të kontaktohen!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet