Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpall:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: AGJENT I SHITJES (Ambulantiv) dhe MERCHANDISER
Lokacioni: Prishtinë
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR AGJENT I SHITJES:
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë; zbaton planin e parashikuar të shitjes,
- Arritja e objektivave mujore të përcaktuara,
- Vizita të rregullta tek klientët sipas planit të vizitës,
- Prezentimi i risive dhe produkteve të kompanisë,
- Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve dhe zhvillimin e marrëdhenieve me klientët në territorin e caktuar,
- Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes,
- Realizon të gjitha komunikimet me klientë,
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes dhe mbikqyrësit,
- Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Përcjell dhe raporton për konkurrencën dhe trendet e tregut.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR MERCHANDISER:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan
- Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit
- Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohëshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM
- Monitoron dhe mirëmban cmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First in First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti)
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (përgatitja Universitare është përparësi)
Përvoja e Punës: Përvoja e punës në fushën e shitjes.
NJOHURITË TJERA:
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit,
- Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
- Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
- Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
- Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë përmes butonit "APLIKO" me poshte ose duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: hr@dls-ks.com Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni (Agjent i shitjes). Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.
