
AGNA Kosovë, pjesë e Agna Group kompania lider në sektorin e FMCG-së në Shqipëri dëshiron të mirëpres një punonjës energjik dhe të vendosur, drejtues të aftë që i sheh sfidat si mundësi për pozicionin e Menaxherit te Shitjes në HORECA.
Përgjegjësitë/Detyrat kryesore:
- Drejton dhe koordinon të gjitha aktivitetet e zonës/skuadrës, me qëllim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilesorë të miratuara.
- Përgjegjes për planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vlerësimin dhe motivimin e forcës shitëse.
- Përgjegjës për implementimin e projekteve në kanalet HORECA.
- Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
- Kujdeset për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë.
- Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët, furnitorët, distributorët dhe aktorët e tjerë në treg
Kërkesat:
- Arsimi i lartë, diploma pasuniversitare përbën avantazh.
- Më shumë se 5 vjet eksperiencë në shitje (përvoja e mëparshme në sektorin FMCG është avantazh).
- 2 vite eksperiencë si drejtues i një ekipi shitjesh.
- Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Njohuri në Microsoft Office Suite.
Dërgoni CV-in tuaj tek: hr-ks@agnagroup.com
Afati i aplikimit: 28/05/2023
Agna Kosovë, pjesë e Agna Group kompania lider ne sektorin e FMCG-së në Shqipëri po kërkon njerëz energjik e të vendosur, që i shohin sfidat si mundësi, të gatshëm për t’u përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh për qytetin Ferizaj (Beverage) dhe Vushtrri (Horeca).
Detyrat kryesore:
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.
- Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga departamenti dhe kompania.
- Është ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
- Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
- Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative.
- Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.
- Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Leje drejtimi automjeti.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
- Të jetë këmbëngulës dhe të ketë fokus tek objektivat.
Te interesuarit te dergojne CV-te ne adresen hr-ks@agnagroup.com
Afati i aplikimeve: 28/05/2023.
