Ministria e Financave
Analist i lartë standardeve të Auditimit
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

 Ministria e Financave -Ministarstvo za Finansija-Ministry of Finance

Ministria e  Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, “Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitën e caktuar,  Shpallë këtë:

KONKURS

  1. Divizioni për raportim Financiar

Titulli i pozitës: Analist i lartë standardeve të Auditimit (1 pozitë)

Numri i referencës: 17/2019/ DRF/MF

Grada e vendit punës: Niveli profesional

Koeficienti: 8

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  •  Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të Divizionit për raportim financiar dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të njësisë;
  • Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Siguron dhe i mban të azhurnuara Standardet e Auditimit duke pasur parasysh nevojën dhe mjedisin afarist në Kosovë;
  • Analizon nevojën e mjedisit afarist për të hartuar dhe azhurnuar ndonjë standard të ri dhe analizon aplikimin e standardeve të aprovuara, si dhe sipas nevojës ndërmerr masa konkrete;
  • Ofron mbështetje teknike dhe profesionale për KKRF, Bordit mbikëqyrjes publike apo të komisioneve përkatëse, edhe duke ofruar këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuar;
  • Kujdeset për regjistrin e auditorëve dhe firmave të Auditimit;
  • Koordinon punës me pjesët e tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës me autoritete e jashtme;
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga  mbikëqyrësi i drejtë për drejtë;
  • Raporton për pumën dhe aktivitetin në baza të rregullta sipas kërkesave.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Njohuri të thella  dhe të specializuara në fushën profesionale specifike , të fituar përmes arsimimit universitar;
  • Njohuri të legjislacionit të aplikueshëm për fushën e Auditimit;
  • Aftësi në zgjedhjen e problemeve për çështjet teknike , profesionale ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Aftësi për të organizuar punën, koordinuar, punuar në Grup dhe puna në presion;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimin e rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve ( Word, Excel, power point, Access);
  • Diplomë Universitare, Fakulteti ekonomik ose administrim biznesi ;
  • Minimum tre (3) vite përvojë pune profesionale ;

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Financave  ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : mf.rks-gov.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII, zyra nr. 1207.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese  1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës  30/05/ 2019 deri me datë  13/06/ 2019, deri në orën 16:00.

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 155.

TAGS: Ministria e FinancavePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 375
Kategoria Auditim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC