1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Asistent i Financave

Data e publikimit: 18.05.2023

Rreth nesh:

Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB), kompani lidere në Kosovë me seli në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, Moneta ofron shërbimet e transferit të parave, shërbimin e pagesave nëpërmjet rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.

Rreth pozitës:

Kërkojmë një koleg/e të përkushtuar, profesionist/e dhe të motivuar për punë që t’i bashkohet ekipit tonë në departamentin e Financave në pozitën e Asistentit.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

  • Kontrollimi logjik dhe formal i dokumentacionit të pranuar;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit si dhe rekonsilimet e llogarive bankare;
  • Barazimi i llogarive të agjentëve në baza ditore;
  • Barazimi i llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme me partnerët afarist në periudha të caktuara kohore;
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e dosjeve fizike sipas llojit të dokumentacionit kontabël;
  • Kontrollimi i regjistrimeve kontabël dhe shpenzimeve;
  • Siguron që në çdo kohë informatat të cilat janë në sistemin e kontabilitetit janë të paraqitura në formë të drejtë dhe të saktë;

Kërkesat dhe kualifikimet kryesore

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë;
  • Njohuri në Finance dhe Kontabilitiet;
  • Përvojë pune në fushën e Financave (e preferueshme);
  • Niveli i pare i SCAAK – (e preferueshme)
  • Aftësi të shkëlqyera të MS Office;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze;

Lokacioni: Prishtinë

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes butonit ' APLIKO ' apo dërguar CV-në e tyre në hr@monetaks.com Luteni që te vendosni titullin e pozitës në të cilën aplikoni, p.sh. “Asistent i Financave”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i fundit për aplikim: 02.06.2023

Për informata shtesë mund të n’a kontaktoni në email-in hr@monetaks.com

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 02/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet