1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i punës: Zyrtar për Furnizim (Furnizues)

I raporton: Menaxherit të Depos dhe Udhëheqësit të Divizionit të Administratës

Niveli i pagës: 7

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjëgjësitë:

  1. Furnizon Depon e Ndërmarrjes me material sipas kërkesës së Divizioneve apo Departamenteve të Ndërmarrjes;
  2.  Kujdeset që të furnizojë me material cilësor dhe ekonomikisht më të favorshëm;
  3. Të kujdeset që malli të pranohet në depo menjëherë dhe t’i dërgohet palës kërkuese;
  4. Mirëmban depon pas furnizimit në gjendje të pastër dhe të rregullt;
  5. Bashkëpunon me sektorin e kontabilitetit dhe prokurimin në lidhje me procedurat mbi furnizimin;
  6. Është përgjegjës të mbajë evidencë mbi materialin e furnizuar duke ruajtur një kopje në regjistrator për secilin transaksion (kopje të kërkesës për zotim të mjeteve, kopje të faturës së furnizuar dhe kopje të fletëpranimit të materialit);
  7. Mban databazë mbi porositë e pranuara dhe është përgjegjës për statusin e tyre;
  8. Është përgjegjës për informacionet që rrjedhin nga pozita e tij si pasojë e neglizhencës apo për shkak të dëmtimit të Ndërmarrjes;
  9. Përgatit raporte javore pune për Menaxherin e Depos dhe Udhëheqësin e Divizionittë Administratës;
  10. I përgjigjet menaxherit të Depos dhe Udhëheqësit të Divizionit të Administratës.

Kualifikimet

  • Shkollim i mesëm;
  • Së paku 2 vite përvojë pune në depo apo administrate;
  • Patent shoferi i kategorisë B

Aftësitë:

  • Të ketë njohuri të aplikacioneve të office;
  • Njohuri në punën me materiale të depos dhe furnizime;
  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen eproblemeve sipas prioriteteve;
  • Të jetë në gjendje të punoj nën presion
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë.

Kualifikimet tjera:

  • Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrje Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmitë për Shkollim- Diploma;
  • Dëshmitë për përvojën e punës në depo  apo administratë së paku 2 vit;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;
  • Dëshmi për patent shofer kategoria B.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  17.05.2023 deri më  31.05.2023

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 31/05/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet