Pozita të lira pune :
Kuzhinier
Ndihmës Kuzhinier
Kamarier/e
Recepsionist/e
Mirëmbajtëse
Enëlarës/e
Më poshtë mund ti gjeni specifikat për të gjitha pozitat.
Te gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret për këto pozita duhet të dërgojnë CV-në, në e-mail adresën: hr@venushotel-ks.com
Pozita : Kuzhinier
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Përgatitja e pjatave në menu.
- Përgatitja e ushqimeve dhe artikujve ushqimorë me cilësi të lartë sipas recetave të hotelit
- Ruajtja e ushqimit të tepërt në temperaturën e duhur për të shmangur prishjen.
- Sigurimi që porcionet e ushqimit dhe prezantimi i ushqimit përmbushin standardet e hotelit.
- Ndihma e kuzhinierëve të tjerë për t'u siguruar që porositë e ushqimit të kryhen në kohën e duhur.
- Zgjidhja efikase e problemeve me porositë e klientëve.
- Sigurimi i respektimit të rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë së ushqimit.
Kriteret:
- Preferohet certifikime dhe trajnime të ushqimit.
- Njohuri të mira të metodave dhe teknikave të gatimit.
- Përvojë e dëshmuar në punë si Kuzhinier.
- Aftësia për të ndjekur recetat.
- Aftësia për të punuar në një ekip.
Pozita : Ndihmës Kuzhinier
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Përgatitja e përbërësve për kuzhinierin, që përfshin larjen, qërimin dhe prerjen e përbërësve..
- Ruajtja e përbërësve dhe artikujve ushqimorë sipas standardeve të sigurisë ushqimore.
Kriteret:
- Përvojë e dëshmuar pune, si ndihmës kuzhinier.
- Aftësia për të përdorur në mënyrë të sigurt pajisjet e kuzhinës.
- Njohuri të shëndosha të standardeve dhe procedurave të sigurisë ushqimore.
- Aftësi të shkëlqyera organizative.
Pozita : Recepsionist/e
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Mirëpret dhe përshëndes mysafirët
- Informon mysafirët mbi shërbimet e hotelit dhe tarifat
- Bashkëpunon me stafin
- Monitoron vizitorët në hotel
- Zbaton rregullat dhe politikat e hotelit
Kriteret:
- Njohja e gjuhës angleze obligative
- Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)
- Vëmendje në detaje dhe saktësi
- Pamje dhe qëndrim professional
- Eksperiencë në komunikim me mysafir / klient, mundësisht në një mjedis mikpritës
- Aftësitë administrative
Pozita : Kamarier/e
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- T'i mirëpres mysafirët
- T'i informoj mysafirët rreth menysë dhe të bëj rekomandime sipas nevojës.
- Të merr porosinë si dhe të servoj ushqimin dhe pijet e kërkuara.
- Të sigurohet gjatë gjithë kohës që mysafirët të jenë të kënaqur me shërbimin si dhe të përgjigjet
- në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese të tyre.
- Të kryej detyrat që i caktohen.
Kriteret:
- Njohja e gjuhës angleze obligative.
- Të ketë aftësi te shkelqyera komunikuese.
- I/e motivuar për punë.
- Përvojë pune
Pozita : Mirëmbajtëse
- Të jetë energjike dhe e motivuar për punë
- Të ketë aftësi të punës në ekip
- Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)
Pozita: Enëlarës/e
- Të ketë aftësi të mira organizative
- Të jetë energjik dhe i/e motivuar
- Të ketë aftësi të punës në ekip
- Përvojë adekuate pune ( e preferueshme)