1

Bukëpjekës, Ndihmës Bukëpjekës, Shofer, Mjeshtër për Mirëmbajtjen e Pajisjeve

Ruaj
Royal Bakery
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Royal Bakery shpall konkurs pune për të plotësuar disa vende të reja të punës. Kompania është në fazën e zgjerimit të aktivitetit afarist dhe kërkon profesionistë të kualifikuar për pozitat e bukëpjekësit, ndihmës-bukëpjekësit, shoferit dhe mjeshtërit për mirëmbajtjen e paisjeve. Këtu janë detajet e konkursit:

Bukepjekes:
Përgjegjësia: Përgatitja e produkteve të furrës sipas recetave të Royal Bakery.
Kërkesat:

  • Eksperiencë pune të provuar si bukëpjekës në furrë.
  • Aftësi për të punuar me receta dhe të respektojë standarde të larta cilësie.
  • Njohuri për teknikat e pjekjes dhe përdorimit të paisjeve të furrës.

Ndihmës-bukëpjekës:
Përgjegjësia: Asistimi i bukëpjekësit në përgaditjen e produkteve të furrës.
Kërkesat:

  • Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë në fushën e bukëpjekjes.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe të punojë me perkushtim.

Shofer:
Përgjegjësia: Paketimi dhe transporti i produkteve të Royal Bakery.
Kërkesat:

  • Leja e shoferit.
  • Njohuri të zonës gjeografike lokale dhe aftësi për të drejtuar makinën në mënyrë të sigurt.
  • Aftësi për të menaxhuar dhe ruajtur produktet dhe automjetin.

Mjeshtër për mirëmbajtjen e paisjeve:
Përgjegjësia: Mirëmbajtja dhe riparimi i paisjeve të furrës.
Kërkesat:

  • Eksperiencë pune në mirëmbajtjen e paisjeve të furrës ose të ngjashme.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e zakonshme teknike.
  • Aftësi organizimi dhe menaxhimi i inventarit të pjesëve rezervë.


Nëse jeni të interesuar të aplikoni për njërën prej këtyre pozicioneve, ju lutem na kontaktoni në numrat e poshtëshënuar. 045 82 22 22 dhe 048 82 22 22.

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 16/06/23 (8 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet