Ministria e Administratës Publike
Kryeshef ekzekutiv në Komisionin e Pavarur të Mediave
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of  - Kosovo

Qeveria – Vlada - Government

Ministria e Administratës Publike - Ministarstvo Javne Uprave - Ministry of Public Administration

K O N K U R S

Në bazë të Nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Nenit 11 paragrafi 1 (1.1) të Rregullores Nr. 17/2018 për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Administratës Publike shpall konkurs për këtë vend pune:

Titulli i vendit të punës:

  1. Kryeshef ekzekutiv në: Komisionin e Pavarur të Mediave - KPM-ë (1).

Paga mujore: 1.171.17 € bruto.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon nëpunësit civilë në KPM-ë, menaxhon me financat dhe me burimet tjera të financimit, ofron këshilla dhe politika për KPM-në, siguron zbatimin e vendimeve, politikave dhe masave tjera të KPM-së në mënyrë efikase dhe efektive, që masat zbatuese të KPM-së të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave, menaxhon rrjedhën e informacionit në KPM-ë, bashkëpunon dhe koordininon punët me institucionet tjera, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë tjera të caktuara nga KPM-ja, nga Ligji nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave ose ligjet apo aktet tjera nënligjore.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

  • Në Shërbimin Civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar; janë në posedim të të drejtave civile dhe politike; kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative, që sipas ligjit kërkohen për pozitën përkatëse.
  • Kryeshef ekzekutiv në KPM mund të aplikoj personi që: nuk është anëtar i organit udhëheqës të një partie politike apo nuk ka qenë në këtë pozitë gjatë dy (2) viteve të fundit, që nuk ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose që nuk përfaqëson këtë interes, nuk punon ose ka nuk ka punuar në ndonjë transmetues në punët e telekomunikimit ose të transmetimit në dy (2) vitet e fundit; nuk është pronar apo bashkëpronar i mediave transmetuese ose bizneseve reklamuese si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tij, nuk është i angazhuar në aktivitete që mund të konsiderohen të jenë në kundërshtim dhe paraqesin konflikt të interesit me funksionet në KPM-ë, siç është përcaktuar me ligjin në fuqi për parandalimin e konfliktit te interesit.

Procedurat e konkurrimit:

  • Konkurrimi për pozitën e Kryeshef ekzekutiv është i hapur dhe kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë nëpunësit civilë në pozita të larta drejtuese, pozita drejtuese ose në pozita të barasvlershme në institucionet e administratës publike apo në kompanitë publike ose private.

Shkollimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare (minimum 4 vjeçare pas shkollës së mesme) apo të avancuar në: – Shkencat Juridike, Shkencat Shoqërore (Shkenca Politike, Sociologji) Gazetari, Komunikim Masiv.

Aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Duhet të kenë shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit; aftësi të larta organizative dhe drejtuese; aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit; aftësi të dëshmuara për analizën e gjendjes dhe ofrimin e opsioneve; standarde të integritetit; ndershmërisë dhe drejtësisë; njohuri bazike në programet e kompjuterit.
  • Së paku 8 vjet përvojë pune profesionale përfshirë së paku 5 vjet në nivelin drejtues pas diplomimit në universitet.
  • Njohuri të gjerë të punës së mediave, të standardeve, ligjeve dhe politikave mediale në nivel vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe njohuri te akteve nënligjore që kanë të bëjnë me rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele.
  • Specializimet\trajnimet në fushën e rregullimin e mediave, ligjeve dhe politikave mediale.
  • Njohje të gjuhës shqipe, serbe dhe angleze.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

  • Përzgjedhja e Kryeshef ekzekutiv bëhet në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. Nr. 17/2018 për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit:

  • Mandati për pozitën e Kryeshef ekzekutiv është 3 vjet.

Data e mbylljes së konkursit:

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit.

Paraqitja e kërkesave:

  • Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Zyra e Personelit, dhoma nr. 320, kati III , ndërtesa e Pallatit të Shtypit, Prishtinë, ose nëpërmjet adresës elektronike në linkun: Pld@rks-gov.net.
  • Aplikacionit i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të diplomuarit në universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës; dëshminë për përvojën e punës; dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se data e shpalljes së këtij konkursi) dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.
  • Aplikuesit duhet të paraqesin: 1) një CV; dhe 2) një letër motivim me shpjegime të qarta dhe shembuj nga përvoja profesionale që tregojnë se si përvoja dhe aftësitë e tyre përputhen me kërkesat e vendit të punës.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3, të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi

Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
  • Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin për verifikim dokumentet origjinale.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni znj. Sala Shala në tel: 038-20030620, prej orës 8:00 – 16:00.

TAGS: Ministria e Administrates PublikePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2236
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC