1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 

K2.0 po kërkon një teknik/e të IT-së

K2.0 jemi në kërkim të një tekniku/e të IT, për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do të jetë përgjegjës/e që t’i ofrojë mbështetje teknike organizatës sonë dhe të sigurohet që infrastruktura jonë e IT të funksionojë si duhet.

Orari: Gjysmë orari

Vendndodhja: Prishtinë

Afati i fundit: 21 maj 2023

Data e fillimit: Qershor

Përgjegjësitë:

  • T’i instalojë, konfigurojë dhe mirëmbajë sistemet harduerike dhe softuerike;

  • T’i zgjidhë problemet teknike dhe të ofrojë zgjidhje në kohë;

  • T’i mirëmbajë dhe përditësojë protokollet e sigurisë së rrjetit dhe sistemit;

  • T’i monitorojë dhe mirëmbajë kopjet rezervë të të dhënave kritike dhe sistemeve;

  • T’i kryejë auditimet e rregullta të sistemit për të siguruar integritetin e të dhënave dhe performancën e sistemit;

  • Ta menaxhojë inventarin e të gjitha pajisjeve harduerike dhe softuerike;

  • T’i vë në funksion pajisjet dhe kabllot për podkaste dhe xhirime, kur nevojitet.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni ose të ngjashme;

  • Të paktën dy vjet përvojë si teknik/e i/e IT-së ose të ngjashëm;

  • Njohuri të gjera teknike të harduerit, softuerit dhe sistemeve të rrjetit;

  • Njohuri me sistemet operative Windows dhe Mac;

  • Përvojë me protokolet e rrjetit, administrimin e serverëve dhe virtualizimin;

  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore;

  • Të ketë aftësi të duhura analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;

  • Të ketë aftësi për t’i ndajë dhe menaxhoj detyra të shumta në të njëjtën kohë.

Nëse i plotëson kërkesat e mësipërme dhe je i/e interesuar t’i ofrosh mbështetje teknike organizatës sonë dhe të sigurohesh që infrastruktura jonë e IT të funksionojë si duhet, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozitë. Për të aplikuar ju lutemi klikoni butonin "APLIKO". Aplikimet do të pranohen deri më 21 maj 2023. Në aplikimin tuaj ju lutemi përfshini si vijon:

- CV

- Portfolio.

Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 21/05/23 (Ka skaduar!)
Orari Part Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet