1
PREMIUM PLUS

Arkatare, Shitës/e në Showroom (2), Depoist

Ruaj
Ambienne
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

AMBIENNE” pjesë e kompanisë Lambario është kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së stafit.
Shpall vende të lira pune si më poshtë:

Lokacioni: Magj. Prishtinë-Ferizaj km 10 afër, Prishtina Mall.

  • Arkatare
  • Shitës/e në Showroom (2 pozita)
  • Depoist

Arkatare

Kualifikimet:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
  • Përvoje pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Të jetë metodik dhe i/e organizuar;
  • Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri të mira në perdorimin e kompjuterit dhe njohuri mbi produktet që shet kompania;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohja e gjuhës Angleze.

Ne ofrojmë:

  • Shujtë ditore;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovar dhe ndërkombëtar;
  • Mundësi të zhvillimit profesional;
  • Njohje të teknologjive sipas trendeve të zhvillimit;
  • Pagë konkurruese.

Shitës/e në Showroom

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ti njohë produktet e sektorit përkatës, që të jetë në gjendje t'u ofrojë ndihmë klientëve dhe të japë shpjegim në lidhje me cilësinë dhe mënyrën e përdorimit për secilin prej tyre;
  • U propozon dhe i ndihmon klientët në zgjedhjen e produktit përkatës;
  • Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
  • Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
  • Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
  • Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
  • Është përgjegjës për zonën e caktuar nga përgjegjësi i tij;
  • Të jetë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
  • Respekton të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të ketë përvojë në shitje;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të posedoj patent shofer kategoria B.

Ne ofrojmë:

  • Shujtë ditore;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovar dhe ndërkombëtar;
  • Mundësi të zhvillimit profesional;
  • Njohje të teknologjive sipas trendeve të zhvillimit;
  • Pagë konkurruese.

Depoist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranon furizimet të materialeve dhe i renditë në depo;
  • Pranon faturat dhe kujdeset për ngarkimin dhe shkarkimin e mallit në depo;
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me aksionet, përfshirë kthimin, paketimin, çmimet dhe etiketimet e furnizimeve;
  • Bënë montimin e produketeve Elektrike;
  • Kontrollon dërgesat për dëmtime ose mospërputhje;
  • Kujdeset që mos të ketë mungesa në stok;
  • Kujdeset që porositë e klientëve të jenë gati në kohë
  • Bënë dërgesen e porosive në destinacionin e duhur.

Njohuritë dhe Shkathtësitë:

  • Të ketë përvojë në punë të ngjashme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter;
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim;
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Të posedoj patent shofer kategoria B.

Ne ofrojmë:

  • Shujtë ditore;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovar dhe ndërkombëtar;
  • Mundësi të zhvillimit profesional;
  • Njohje të teknologjive sipas trendeve të zhvillimit;
  • Pagë konkurruese.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: apliko@portalpune-hrkosova.com

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Shitës/e, Arkatare, Depoist).

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 31 maj 2023.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet