Policia e Kosovës
Specialist i rrjetit
Shpërndaje
	 	 

Në pajtim me Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Kreu III, Neni 11 i këtij Ligji, Neni 15 i Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Udhëzimit Administrativ 02/2018 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, kapitulli i IV, neni 24, Policia e Kosovës shpall këtë:

KONKURS

Referenca: 07/1-01R /05/19

Për plotësimin e vendit të punës

  1. Titulli i vendit të punës: Specialist i rrjetit (1 vend i lirë pune)

Vendi i punës: Njësia e Infrastrukturës së Rrjetit, Sektori i Teknologjisë Informative, Drejtoria e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit

Koeficienti: 7

Kohëzgjatja e emërimit: Në afat të pacaktuar

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: Niveli profesional

Orari i punës: i plotë

Qëllimi i vendit të punës:

Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të rrjetës LAN dhe WAN.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon performancën e platformës së hardware-it dhe software-it të shumëfishtë në shumicën e niveleve komplekse;
  • Instalimin dhe menaxhimin e sistemit të kabllimit të rrjetës;
  • Zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës së rrjetit;
  • Bën kontrollin dhe menaxhimin e LAN-it, WAN-it, pajisjeve të rrjetës së PK-së (router, switch etj.);
  • Menaxhimi i performancës së LAN/WAN dhe siguria e tyre;
  • Implementimi i politikave dhe procedurave për përdorimin e LAN/WAN brenda organizatës;
  • Konfigurimin e pajisjeve të rrjetës (ruterave, firevalleve, switch-ave etj.);
  • Kryerja e çfarëdo pune tjetër të caktuar nga mbikëqyrësit;

Kualifikimi, përvoja dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në shkenca kompjuterike, inxhinieri elektrike dhe kompjuterike ose të ngjashme;
  • Minimumi (2) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Të tregojë gatishmëri për punë ekipore;
  • Të jetë në gjendje të punojë në gjendje stresi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në vazhdimësi me orar të zgjatur;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Të ketë patentë shofer valid (së paku kategorinë B).

Kandidatët që aplikojnë për pozitat e stafit civil duhet t’i plotësojnë kriteret themelore si në vijim:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. Të jetë i moshës 18-64 vjeçar;
  3. Të ketë të përfunduar shkollimin përkatës për pozitën që aplikon;
  4. Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  5. T’i plotësojë kriteret shtesë për atë pozitë;
  6. Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet t’ia bashkëngjisin aplikacionit:

  1. Formulari për aplikim.
  2. Deklarata (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës kosovopolice.com, ku gjendet shpallja e konkursit dhe pas nënshkrimit nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit.
  3. Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës të nostifikuar.
  4. Kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj, kopjet e dëshmisë së punësimit (për kandidatet, të cilët nuk janë pjesë e shërbimit civil) ose kopjet e të dhënave të punësimit nga regjistri i shërbimit civil ose një regjistër ekuivalent, i cili përdoret në shërbimin civil të Kosovës.
  5. Certifikata e lindjes ose ekstrakti i gjendjes civile.
  6. Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime.
  7. Kopja e letërnjoftimit ose pasaporta valide.
  8. Një fotografi e formatit (5 x 5).
  9. Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (për nëpunësit civilë dhe personelin ekzistues të zënë në punë në institucione).
  10. Dokumentet nga pika (e) dhe (f) duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së shpalljes së konkursit.

Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

Këto pozita i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Në shërbimin civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësitë fizike, që kërkohen për pozitën përkatëse.

Pranimi në shërbimin civil të Kosovës mund të kryhet deri në një (1) vit para moshës së pensionimit.

Në përputhje me parimet evropiane të lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe mos-diskriminimit, të huajt të cilët posedojnë kualifikimet e nevojshme për vendin e punës mund të pranohen në shërbimin civil të Kosovës. Qeveria përcakton disa funksione themelore shtetërore (që kanë të bëjnë me sovranitetin e shtetit), të cilat mund të kufizohen vetëm për shtetasit e Kosovës.

Në shërbimin civil të Kosovës mund të lejohet puna vullnetare, pa pagesë e nëpunësve civilë pas pensionimit, deri në moshën shtatëdhjetë (70) vjeçare. Mënyra e punës vullnetare rregullohet me rregullore të nxjerrë nga Qeveria.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në shërbimin civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin Nr.03/L-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Udhëzimit Administrativ 02/2018 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, kapitulli i IV, neni 24.

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre. Aplikantët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit). Në fund të procesit përzgjedhës kandidatët e pazgjedhur kanë të drejtë në ankesë.

Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes së konkursit. Nga data 29/05/2019. deri me 12/06/2019.

Mënyra e aplikimit:

Formularët duhet t’i dorëzohen Njësisë së Rekrutimit, Administrata e PK-së, DPP, Prishtinë personalisht, apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Policia e Kosovës, rr. Luan Haradinaj, 10000 Prishtinë, Njësia e Rekrutimit dhe Seleksionimit kati i III zyra 54, 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Formularët për aplikim janë në dispozicion në Njësinë e Rekrutimit dhe Seleksionimit, DPP, Prishtinë, apo në web-faqen e Policisë se Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit. Numrat kontaktues: Për informata plotësuese, mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr: 038 245184.

Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

TAGS: Policia e KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 5431
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC