1

Pastruese e Objektit (2), Depoist

Ruaj
Soltech
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Soltech – Konkurse pune

Kompania e specializuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të ndërlidhura në industrinë e “micro-mobility” dhe pajisjeve të tjera elektronike “smart” dhe atyre të amvisërisë, “Soltech LLC” me seli në Prishtinë hap konkurs për këto pozita të lira:

  • Pastruese të objektit - 2 pozita
  • Depoist – 1 pozitë

   1.Pastruese të objektit - Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e objektit, shoëroomit dhe zyrave administrative.
  • Përcjellë situatën e pastërtisë dhe reagon duke ndërhyrë në pastrimin e hapësirave të nevojshme.
  • Zbaton me përpikmëri aktivitetet rutinore ditore të hapësirave që duhen pastruar.
  • Mirëmban gjendjen e pastërtisë gjatë ditës në zyrat dhe ambientet e tjera të biznesit.

   2.Depoist - Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pranon mallërat fizike në depon e kompanisë, pas konfirmimit të fletëpranimeve nga Zyrtari i Administratës dhe në prani të përbashkët.
  • Numëron paletat, identifikon produktet sipas numrave serik dhe bën numërimin duke krahasuar me dokumentacionin përkatës të dërgimit të mallërave nga furnitorët e ndryshëm.
  • Menaxhon dhe organizon hapësirat e depos, sipas rrjedhës së mallërave në qarkullim, blerjet vs. Shitjet.
  • Përkujdeset që të gjitha standardet e sigurisë së depos janë në rregull dhe në përputhshmëri me procedurat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi;
  1. Masat kundër zjarrit dhe aparatet fikse të zjarrit.
  2. Kategoritë e produkteve, ruhen sipas specifikave të përcaktuara nga prodhuesi.
  3. Temperatura e depos, në nivelin e caktuar.
  4. Funskionimi i plotë 24/7 i sistemeve të sigurisë kundër vjedhjes, si; kamerat e sigurisë, alarmet dhe kyçjet e derës apo dyerve kryesore.
  5. Respektimi i procedurave për pranim dorëzimin e çdo produkt që hyn apo del nga depoja kryesore.
  6. Në çdo kohë të jetë i qasshëm në telefon apo mjete të tjera të komunikimit me menaxhmentin ekzkeutiv dhe mbikqyrësin direkt.
  7. Numrat e telefonit të shërbimit të emergjencave shtetërore, të jenë të ekspozuara qartë në hapësirën e dukshme për depoistin dhe palët e ndërlidhura me depo.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Të kenë njohuri dhe përvojë të dëshmuar në fushat relevante apo të ngjashme;
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit;
  • Aftësi kreative për të kontribuar me ide të reja dhe inovative;
  • Aftësi të forta organizative,

Çka ofron kompania:

  • Ambiente pune dinamike me mundësi zhvillimi të mëtutjshëm profesional;
  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas ligjit respektiv të Republikës së Kosovës;
  • Vendi i punës është në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, afër rrethit të Marigonës;
  • Pagë atraktive;

Si të aplikoni:

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: info@soltech-ks.com me titull në subjekt: Pozita për të cilën aplikoni”ose permes numrit te telefonit+383 45 919 200.

Aplikimi  është i hapur deri më 27/05/2023.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 27/05/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet