Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPershkrimi i pozicionit: MENAXHER SHITJE DEKOLL KOSOVEDekoll sh.p.k. pjese e BRUNES GROUP, është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
Gama e produkteve tona në treg përfshin: kollë, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, Dekoll kërkon të punësojë një Menaxher Shitje per rrajonin e Kosoves (M) .
Kandidati i kërkuar do të mbajë përgjegjësi për gjetjen e klientëve të rinj si dhe duhet të sigurojë ruajtjen e klientelës ekzistuese.
Gjithashtu do të merret me studimin e tregut për të dhënë alternativa dhe sugjerime për strategji të ndryshme që mund të ndiqen për të përmirësuar dhe rritur shitjet.
Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të ketë aftësi komunikimi dhe aftësi prezantimi të shkëlqyera;
- Të zotërojë kualifikime universitare në fushën e menaxhimit të biznesit, shitjeve ose marketingut;
- Të ketë grumbulluar të paktën 3 vjet përvojë në shitje;
- Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (përbën përparësi edhe njohja e gjuhëve të tjera si serbo-kroatisht e maqedonisht);
- Të përdorë programet e paketës MS Office;
- Të jetë i pajisur me lejë drejtimi të klasit B.
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së punës si dhe aftësive të kandidatit.
Përveç pagës, ofrohen stimuj financiarë bazuar mbi rezultatet në shitje.
Të gjthë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt në njoftim ose të dërgojnë CV e tyre në: export@dekoll.al