1

Jurist/e (2), Përfaqësues/e ligjor/e, Asistente Financiare

Ruaj
Arbresh Group
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Arbresh Group, me adresë në Hajvali, Kompleksi “Diamond Residence”shpallë:

                                                    K O N K U R S   P U N E

2 (dy) -  Jurist/e

2 (dy) - Perfaqesues/e ligjor/e

1 (një) - Asistente Financiare

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara për pozitën Jurist/e

  • Përgjegjës/e për komunikim elektronik dhe informim të përgjithshëm;
  • Bashkërëndon aktivitetet me juristat/avokatët e departamentit dhe zyret e tjera të kompanisë;
  • Përpilimin e dokumenteve juridike të ndryshme;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
  • Fusha kyçe do të përfshijë, lëminë Civile.

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
  • Duhet të ketë njohuri mbi ligjet dhe të ketë aftësi në përpilimin e dokumenteve juridike;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara për pozitën Jurist/e për përfaqësim të seancave

  • Përfaqësimin e kontesteve gjyqësore në gjykatat e territorit të Republikës së Kosovës;
  • Përpilimin e ankesave, padive, propozimeve për përmbarim si dhe të gjitha llojet e shkresave ligjore sipas nevojës;
  • Përgjegjës për kryerjen e detyrave të ndryshme të punës;

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Juridik;
  • Provimi i jurispodencës e preferuar;
  • Përvojë pune 1 vjeçare në përfaqësim të seancave;
  • Të posedojë aftësi të mira ndër personale;
  • Aftësi për menaxhimin e punës nën presion, aftësi organizative dhe analitike, të jetë i/e komunikues/e bashkëpunëtor/e, I/e orientuar në punë ekipore;
  • Të posedojë Patentë Shofer të kategorisë B;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC

 Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara për pozitën Asistente Financiare

  • Regjistrimet kontabël në programin KIT;
  • Mbajtja dhe arkivimi i dokumentacionit në mënyrë elektronike dhe fizike; (dokumentet e kontabilitetit);
  • Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore si dhe lëshimi i faturave të shitjes në sistem në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera të zbatueshme;
  • Pranimi i pazareve ditore dhe barazimin e tyre me arkë fiskale ;
  • Përgatitja dhe menaxhimi i llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme;
  • Harmonizimi i llogarive bankare.

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Preferohet të ketë të përfunduar ShKCAK/IKAF, së paku nivelin e parë;
  • Preferohet të ketë njohuri të programit të kontabilitetit KIT;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV duke shprehur interesimin për pozitën e caktuar në E-mail:  info@arbreshgroup.com  ose duke na kontaktuar në numrin  045/ 200 000.

Konkursi është i hapur nga 04.05.2023 deri më 04.06.2023.

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 04/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet