New Born Media është një kompani kreative dhe dixhitale ku ka synim zhvillimin e bizneseve të ndryshme duke përdorur tendencat më të fundit të marketingut dixhital.
Ne po hapim konkurs për pozitat Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale dhe Menaxher i/e Shitjes.
Menaxher/e i/e Rrjeteve Sociale
Përgjegjësitë:
- Të bëj konceptimin, planifikimin dhe implementimin e strategjive të mediave sociale.
- Të bëjë implementimin dhe optimizimin e kampanjave për të arritur objektivat e definuara.
- Të jetë i shkathët në identifikimin dhe monitorimin e konkurrencës së klientëve.
- Të realizojë raporte mbi rezultatet e çdo kampanje në rrjete sociale.
- Të jetë i/e aftë të menaxhojë dhe të mbikqyrë performancën e kampanjave në rrjete sociale për brende dhe biznese.
Kualifikimet:
- Të ketë minimalja 2 vite përvojë pune si Social Media Manager(përvoja në agjenci kreative është e preferueshme).
- Të jetë i/e aftë të menaxhojë platformat si Facebook, Instagram, LinkedIn, Ads Manager, Google Analytics.
- Të ketë aftësi planifikuese dhe te jetë i/e aftë për të punuar në grup.
- Të jetë njohës i mirë i/e gjuhës angleze.
- Të ketë ambicie për tu zhvilluar profesionalisht.
Menaxher i/e Shitjes
Përgjegjësitë:
- Të ketë aftësi të mira komunikimi
- Të raportojë të dhënat ditore
- Njohuri të mira kompjuterike
- Të jetë i organizuar dhe të ketë vetëiniciativë
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik
- Të përcjellë konkurrencën
- Të njohë tregun
- Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
Kualifikimet:
- Të ketë të mbaruar studimet e larta/Student në vitin e fundit
- Së paku 1 vit përvojë pune shitje në terren
- Të ketë njohuri të gjuhës Anlgeze.
- Të ketë patent shoferi (e preferueshme)
Benefitet:
- Benefite në bazë të performancës
- Kontratë pune e rregullt dhe afatgjatë
Mund të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj me subjekt pozitë që jeni të interesuar në email adresën: hello@newborn.media