Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalFTESË PËR APLIKACIONE
Programi i Punës Praktike “Energjia e re”, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i realizuar përmes Aktivitetit për Energji të Qëndrueshme, tani është i hapur për pranimin e aplikacioneve.
Ky program synon të fuqizojë kapacitetin e institucioneve të vendit dhe për të mundësuar investimet në infrastrukturën e energjisë së ripërtëritshme për të ngritur qëndrueshmërinë financiare dhe mjedisore në energjinë e Kosovës.
Kandidatët e suksesshëm do të angazhohen në punë praktike me pagesë që ofron mundësi të mirë për të përvetësuar shkathtësi kritike për llojet e punëve në dispozicion për sektorin në rritje të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
Përveç detyrave të punës praktike, ju do të përfitoni trajnim të përgjithshëm për energjinë dhe mundësi për t’u angazhuar me kolegë dhe praktikantët tjerë, duke ua mundësuar që të krijoni një rrjet të kontakteve në sektorin e energjisë.
KRITERET E APLIKIMIT
Energjia e Re ofron mundësi të punës praktike me pagesë për studentët e vitit të fundit dhe të sapodiplomuarit që i plotësojnë këto kritere:
Për të aplikuar, dorëzoni dokumentet në vijim në esa.interns@tetratech.com
AFATI PËR APLIKIM: 27 MAJ 2023