Stacioni i Autobusëve
Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit
Shpërndaje
	 	 

N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A., Prishtinë, në bazë të nenin 25 paragrafi 2 pika (h) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Nr. 03/L-087, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP-të Nr.04/L-111 neni 13, nenit 26 të Statutit të Ndërmarrjes, vendimit nr.02/699 të datës17.05.2019 të  Bordit të Drejtoreve, më datë 30.05.2019 shpall këtë:

K  O  N  K  U  R  S

Pozita e punës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit (1 pozitë).

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite, me mundësi vazhdimi.

Orari i punës: I plotë.

Vendi: Prishtinë

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Të posedojë diplomë universitare-Fakulteti ekonomik, drejtimi Kontabilitet/Financa, përgatitja shkollore (Ekonomist i diplomuar ose master në shkenca ekonomike);
  • Të dëshmoj përvojën menaxheriale, udhëheqëse e profesionale nga fusha e kontabilitetit dhe financave për së paku pesë (5) vite përvojë drejtuese në ndërmarrje publike, institucione lokale ose qendrore por edhe në ndërmarrje private;
  • Të njoh programet sowtverike të kontabilitetit, programet operative Mikrosoft ofice (Word, Exel, Outlook etj.) të posedoj njohuri dhe shkathtësi për përdorim të kompjuterit, posaçërisht duhet të ketë njohuri mbi sistemet e avancuara në fushën e financave/kontabilitetit;
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
  • Njohja e një gjuhe të huaj (e dëshirueshme);

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:  

  • Është përgjegjës për zbatimin e të gjitha dispozitave financiare dhe standardeve të kontabilitetit, ligjet e aplikueshme në Kosovë të cilat rregullojnë çështjet financiare dhe aktet normative të ndërmarrjes;
  • Organizon udhëheq dhe kontrollon punën e departamentit financiar;
  • Mban përgjegjësi për pagesën e obligimeve financiare në pajtim me rregulloret financiare;
  • Mban evidencë, ndihmon në hartimin e planeve të investimeve, Planin e Biznesit dhe dokumentacion të saktë për investimet dhe pagesat e ndërmarrjes;
  • Përcjell dispozitat financiare në fuqi dhe literaturën profesionale dhe mban përgjegjësi nëse nuk aplikohen ligjet në fuqi;
  • Kujdeset për pasurinë e ndërmarrjes, monitoron punën e komisioneve, kontrollon hyrje -daljet financiare në përgjithësi;
  • Përcjell gjendjen financiare në banka dhe bashkëpunon me institucionet bankare dhe organet tjera në interes të ndërmarrjes;
  • Përgatitë llogaritë periodike dhe përfundimtare;
  • Është përgjegjës për përgatitjen e transfereve bankare përkatësisht pagesave me dokumentacion mbështetës dhe siguron KE-në se pagesa është në rregull;
  • Harton, zbaton dhe kontrollon zbatimin e proceduarave financiare nga vartësit e tij;
  • Është përgjegjës të kontrollojë mbajtjen në rregull të arkivit të dokumentacionit të kontabilitetit dhe atij financiar;
  • Zhvillon dhe zbaton rregullat e brendshme të kontrollit si dhe udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve dhe mbajtja e llogarive;
  • Është përgjegjës për rregullsinë e proceseve në funksionin e kontabilitetit në kompani, përgatitë dhe zbaton procedurat e kontabilitetit sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë, si dhe me kompetencë menaxhon resurset financiare të kompanisë brenda ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Përgatitë dokumentacionin e ndërmarrjes për auditim dhe ndihmon mbarëvajtjen e procesit të auditimit;
  • Mbanë përgjegjësi për kryerjen e regjistrimeve dhe barazimeve të pasurisë së Ndërmarrjes;
  • Përgatitë raportet periodike dhe vjetore të Ndërmarrjes për KE dhe Bordin e Drejtorëve.
  • Ushtron kujdes për ecurinë e shpenzimeve të Ndërmarrjes, pagesën e obligimeve Ligjore sipas Ligjit të ATK-së dhe afarizmin e Ndërmarrjes;
  • ZKFTH i raporton KE-së si dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Kryen edhe punë të tjera, për të cilat autorizohet nga KE dhe Bordi i Drejtorëve.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet ta dorëzoj aplikacionin me dokumente në pliko te mbyllur ne administraten e ndermarjes NPL ”Stacioni i Autobuseve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine.

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e SAP https://www.sap-rks.com/sq/konkurse/;
  2. Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e Stacionit të Autobusëve https://www.sap-rks.com/sq/konkurse/ ;
  3. Letër motivuese;
  4. Dëshmi mbi shkollimi;
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës;
  6. Kopja e letërnjoftimit;
  7. Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.

-Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.

-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet permes dorezimit te aplikacionit me dokumente në pliko te mbyllur ne administraten e ndermarjes NPL ”Stacioni i Autobuseve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine.

Konkursi është i hapur nga data 30.05.2019  dhe përfundon më datë 29.06.2019 në ora 16:00.

TAGS: Stacioni i Autobuseve, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 941
Kategoria Financa
Skadon 10 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC