Stacioni i Autobusëve "Prishtinë"

Sekretar/Këshilltar i Përgjithshëm

Shpërndaje
	 	 

N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A., Prishtinë, në bazë të nenin 25 paragrafi 2 pika (h) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Nr. 03/L-087, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP-të Nr.04/L-111 neni 13, nenit 26 të Statutit të Ndërmarrjes, vendimit nr.02/699 të datës17.05.2019 të  Bordit të Drejtoreve, më datë30.05.2019 shpall këtë:

K  O  N  K  U  R  S

Pozita e punës: Sekretar/Këshilltar i Përgjithshëm (1 pozitë).

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite, me mundësi vazhdimi.

Orari i punës: I plotë.

Vendi: Prishtinë

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Të posedojë diplomë universitare-Fakulteti Juridik (jurist i diplomuar ose master në shkenca juridike);
  • Të posedojë së paku pesë (5) vite përvojë profesionale nga fusha e qeverisjes korporative ose tё drejtës sё shoqërive tregtare;
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr.03/L -087 të Ndërmarrjeve P. dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr.04/L-111 neni 13;
  • Të posedojë njohuri të punës me kompjuter;
  • Provimi i jurisprudencës (e dëshirueshme);
  • Njohja e gjuhës angleze (e dëshirueshme);

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Sekretari i ndërmarrjes ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Shërben si sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe është pikë qendrore e Komunikimit me Komisionin Komunal tё Aksionarëve mbi funksionimin e N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A;
  • Tё sigurojë përcjelljen e procedurave nga Bordi, ku bëjnë pjesë organizimi i takimeve tё Bordit, komiteteve të Bordit dhe aksionarëve dhe në bashkëpunim me Kryesuesin e Bordit bënë përgatitjen dhe shpërndarjen e rendit të ditës për mbledhjet e Bordit;
  • Tё mbajë procesverbalin e takimeve dhe ti shpërndajë ato tek drejtorët dhe Komisioni Komunal i Aksionarëve;
  • Të mbajë procesverbalin e secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk kërkohet ndryshe nga kryesuesi i tyre), dhe ti regjistrojë ato në librin e protokolit;
  • Vepron si agjent i ndërmarrjes për pranimin e njoftimeve, të bëjë sigurimin e rrjedhjes sё mirё tё informatave brenda Bordit, komiteteve tё tij dhe nё mes tё Bordit dhe menaxherëve tё lartё tё Ndërmarrjes;
  • Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të Korporatës duhet të jenë në dispozicion të të gjithë drejtorëve të Bordit dhe duhet të sigurojë, që ato përputhen me procedurat e Bordit.
  • Mirëmban regjistrin e të dhënave të ndërmarrjes;
  • Përcjell ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe menaxhmentin e kompanisë për ndryshimet si dhe përgatitë udhëzimet e nevojshme për menaxhmentin e kompanisë;
  • Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse, siç mund të kërkohet me Ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes;
  • Koordinon me KE përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
  • Merret me çështjet tjera tё qeverisjes së ndërmarrjes sipas nevojës.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet ta dorëzoj aplikacionin me dokumente në pliko te mbyllur ne administraten e ndermarjes NPL ”Stacioni i Autobuseve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine.

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e SAP https://www.sap-rks.com/sq/konkurse/;
  2. Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e Stacionit të Autobusëve https://www.sap-rks.com/sq/konkurse/ ;
  3. Letër motivuese;
  4. Dëshmi mbi shkollimi;
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës;
  6. Kopja e letërnjoftimit;
  7. Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.

-Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.

-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet permes dorezimit te aplikacionit me dokumente në pliko te mbyllur ne administraten e ndermarjes NPL ”Stacioni i Autobuseve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine.

Konkursi është i hapur nga data 30.05.2019  dhe përfundon më datë 29.06.2019 në ora 16:00.

TAGS: Stacioni i Autobuseve, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2609
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC