NJOFTIM PUNE
Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.
Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C, duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.
Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.
Pozicioni: Inxhinier i Elektrikës
Departamenti: Mirëmbajtje
Lokacioni: Drenas, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon punën e përgjithshme të Njësisë dhe ndihmon në caktimin e objektivave
- Jep udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar shërbime profesionale dhe cilësore në fushën e zbatimit të standardeve dhe rregullave teknike
- Punon rreth programeve investuese për modernizimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese
- Përcjell dhe përkujdeset rreth realizimit të projekteve investuese dhe brenda autorizimeve të dhëna korrespondon me partnerët afarist
- Koordinon punët rreth riparimeve të pajisjeve dhe stabilimenteve
- Planifikon furnizim me material elektrik
- Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara
- Kryn edhe detyra të tjera të ngjashme në fushën e inxhinierisë elektrike
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - Drejtimi Elektroenergjetikë
- Përvojë pune së paku 5 vite në pozicione të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
- Duhet të zotërojë shkathtësi të larta për të mësuar, kuptuar dhe ekzekutuar një gamë të gjerë të proceseve, procedurave, njohurive dhe funksioneve të lidhura me punën
- Shkathësi të mira komunikuese dhe organizative
- Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 31/05/2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Elektrikës”.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.
Pozicioni: Inxhinier i Elektrikës për Projekte
Departamenti: Projekte
Lokacioni: Drenas, Kosovë
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i projekteve do të jetë përgjegjës për të gjitha disiplinat inxhinierike dhe teknike që përfshijnë projektet elektrike. Do të planifikojë, parashikojë dhe menaxhojë të gjitha aktivitetet teknike me qëllim të sigurimit të saktësisë dhe cilësisë së projektit nga konceptimi deri në përfundim.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillon objektivat e projektit duke rishikuar propozimet dhe planet e projektit në koordinim të plotë me menaxherin e projekteve dhe pjesemarrësit tjerë të projektit për të ofruar ndihmë dhe mbështetje teknike
- Monitoron dhe kryen kontrollin e përgjithshëm të cilësisë së punës (buxheti, orari, planet, performanca e personelit) dhe raporton rregullisht për statusin e projektit
- Bashkëvepron cdo ditë me ekipet punuese të projekteve për të interpretuar nevojat dhe kërkesat e tyre dhe t'i përfaqësojë ato në këtë fushë
- Studion të gjitha projektet në thellësi për të porositur materiale dhe pajisje të nevojshme për realizimin e tyre si dhe bën evaluimin teknik të ofertave dhe kontratave për projekte
- Siguron cilësinë e realizimeve të projekteve si dhe dizajnon dhe kontrollon vizatimet teknike të projekteve për pozicione të ndryshme duke rekomanduar veprime konkrete
- Përgatit dhe lëshon dokumentacionin e kërkuar teknik dhe raportet në lidhje me detyrat e ngarkuara
- Zbaton dhe mbështet projekte dhe aktivitete të tjera të kompanisë siç kërkohet.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - Drejtimi Elektroenergjetikë/Sistemet Elektroenergjetike
- Të paktën 3 deri në 5 përvojë profesionale të inxhinierisë elektrike
- Aftësi për të planifikuar punën dhe përfunduar detyrat e punës brenda buxheteve dhe afateve kohore të përcaktuara
- Aftësia për të dhënë përparësi dhe për të alokuar burimet për të siguruar ofrimin efektiv të projekteve
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të demonstruar iniciativë
- Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)
- Aftësi te mira kompjuterike, përfshirë produktet e Microsoft Office si dhe aplikacione të ndryshme të programeve të projekteve.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 31/05/2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier
i Elektrikës për Projekte”.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.
Pozicioni: Inxhinier i Elektronikës
Departamenti: Mirëmbajtje
Lokacioni: Drenas, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon punën e përgjithshme të Njësisë dhe ndihmon në caktimin e objektivave
- Jep udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar shërbime profesionale dhe cilësore në fushën e zbatimit të standardeve dhe rregullave teknike
- Punon rreth programeve investuese për modernizimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve ekzistuese
- Përcjell dhe përkujdeset rreth realizimit të projekteve investuese dhe brenda autorizimeve të dhëna korrespondon me partnerët afarist
- Koordinon punët rreth riparimeve të pajisjeve dhe stabilimenteve, identifikon mosfunksionimin e tyre dhe planifikon furnizimin me pjesë rezervë për këto pajisje elektronike
- Bënë vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara
- Kryen edhe detyra të tjera të ngjashme sipas nevojave të kompanisë
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - Drejtimi Elektronikë
- Përvojë pune së paku 5 vite në pozicione të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
- Të kenë njohuri në punën me SCADA, PLC (Telemecanique, Siemens), qarqe elektronike, procesor, çipa dhe pajisje tjera elektronike
- Duhet të zotërojë shkathtësi të larta për të mësuar, kuptuar dhe ekzekutuar një gamë të gjerë të proceseve, procedurave, njohurive dhe funksioneve të lidhura me punën
- Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
- Duhet të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 31/05/2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Elektronikës”.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.