StarLabs ka hapur dyert për praktikë online që zgjatë 3 muaj. Kësaj radhe, praktika do të ofrojë 3 pozita të ndryshme:
- Teknologji .NET të fokusuar në .NET CORE.
- Teknologji PHP të fokusuar në WordPress, HTML, SCSS, JavaScript, Tailwind CSS, Alpine.js dhe MYSQL.
- React JS.
Çfarë do t'ju ofrojmë:
- Mentorim nga liderët dhe menaxhmenti i StarLabs.
- Përgatitjen për punë të njëjtën siç e kanë punonjësit aktualë në StarLabs.
- Trajnime nga stafi i StarLabs.
- Evaluim, kritikë dhe simulim të projekteve reale.
Gjatë kësaj kohe, do të keni këto përgjegjësi:
- Të mësoni sa më shpejt teknologjitë që ju kërkohen nga ekipi i StarLabs.
- Të punoni orare të plota.
- Të jeni të hapur për teknologji të ndryshme.
- Të bashkëpunojë me të gjithë anëtarët e ekipit.
- Të ndani dijen me të tjerët.
- Të realizojë kërkesat nga liderët në kohë të duhur.
FAQ:
- A është praktika e pagesës? Jo, praktika nuk është me pagesës.
- A pranohen të gjithë aplikantët? Jo, nuk pranohen të gjithë. Ne e vlerësojmë CV-në tuaj dhe portofolin.
- A ka mundësi punësimi pas praktikës? Po, kandidatët më të mirë do të intervistohen dhe do t'u ofrohet mundësia për të vazhduar me StarLabs.
- A mund të marr reference për këtë praktikë? Po, lëshohet një reference për përfundimin e praktikës sipas kërkesës.
Nëse jeni të interesuar aplikoni përmes butonit mëposhtë:
