NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita: Analist i Kredive Individuale
Lokacioni: Prishtinë
Data e Hapjes: 18.04.2023
Data e Mbylljes: 24.04.2023
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Analiza e kërkesave të kredisë, përgatitja e raporteve të vlerësimit me shkrim për këto kërkesa për kredi dhe prezentimi te Superiori.
- Të siguroheni që kërkesat e kredisë janë në përputhje me Rregulloren e Ligjeve Bankare.
- Të siguroheni që dokumentacioni për kërkesat e kredisë është ekzekutuar dhe kompletuar në mënyrë të duhur.
- Të kontriboni në zhvillimin e portofolios të klientëve individual dhe identifikoni shërbimet e reja ose shtesë që një klient mund të përdorë.
- Të përgatisni raportet mujore të sektorit dhe t’i prezentoni te Menaxhmenti i Bankës dhe te institucionet zyrtare nëse është e nevojshme.
- Të këshilloni klientët e tanishëm dhe të ardhshëm mbi produktet dhe shërbimet bankare që janë më të përshtatshme për nevojat e tyre.
- Të fokusoheni në shërbim sa më të mire ndaj klientit.
Kualifikimet:
Diplomë Baçellor në Financa, Kontabilitet ose Menaxhment.
Të ketë përvojë pune së paku 1 vit.
- Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës dhe aftësi organizative.
- Aftësi për të marrë iniciativa, për të punuar në ekip.
- Aftësi të mira kompjuterike.
- Patent shoferi i Kategorisë B.
- Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni hrbktkosove@bkt.com.al
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim do të lajmërohen përmes telefonit.
