Korporata Rugove

Vozitës të kategorisë C (3), Vozitës të kategorisë B (1)

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës:

VOZITËS TË KATEGORISË C (3) DHE VOZITËS TË KATEGORISË B (1).

ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË KËTYRE POZITAVE:

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës:
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato;
  • Si dhe bën punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë; Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

KRITERET E PUNËSIMIT TË KËTYRE POZITAVE:

  • Të këtë të kryer shkollën e mesme;
  • Të posedojë patentë shofer të kategorive B dhe C;
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje të automjeteve të këtyre kategorive;

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 30 qershor 2019, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

TAGS: Korporata RugovePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 6400
Kategoria Transport
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC