KFC Kosova
Anëtar i Ekipit (Team Member)
Shpërndaje
	 	 

MUNDËSI PUNËSIMI NË KFC!

Anëtar i Ekipit (Team Member)

Vendi i punës: KFC Marigona Drive Thru, tek rrethi i Marigonës në Çagllavicë

Orari: Full Time, Part Time, Sezonal

Pse të punoni në KFC Kosova?

Ne duam njerëz me ide të mrekullueshme dhe njerëz që ju pëlqen të buzëqeshin.

Brendi KFC është i pari kur bëhet fjalë për shërbim të pulës. Duke qenë njëri ndër zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit, sot janë më shumë se 22,000 restaurante në rreth 130 vende të botës. KFC është pjesë e grupit YUM! Brands, i cili operon edhe Pizza Hut dhe Taco Bell.

KFC Kosova u themelua para rreth 3 viteve dhe për një kohë mjaft të shkurtër ka arritur të hap 9 restaurante, me plan të zgjerimit edhe të mëtutjeshëm! Ne mund të jemi të rinj, por ne jemi shumë energjik dhe pasionantë për atë që bëjmë!

Sot, kemi të punësuar mbi 200 individë me karrierë të ndritshme në 9 restaurantet tona nëpër Kosovë dhe më shumë se 20 në zyrën qendore.

Punonjësit tanë janë çelësi i punës, prandaj ne kemi nevojë për njerëz të pasionuar, të motivuar dhe të fokusuar të cilët nuk hezitojnë të japin më të mirën nga vetja e tyre.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Përveç pagës mujore, benefitet e të punuarit në KFC përfshijnë edhe:
  • Trajnim profesional dhe hapësirë për avansim në punë Sigurim shëndetësor
  • Shujtë ditore
  • Ambient të këndshëm pune, ku secili anëtar i ekipit trajton njëri-tjetrin me respekt dhe dinjitet

Çfarë do të bëni?

  • Përgatitjen e të gjitha llojeve të specialiteteve të parapara nga menyja e KFC-së;
  • Dhënien e pijeve dhe ushqimeve në bazë të porosisë nga klientët;
  • Përkujdesjen për asortimentin e pijeve dhe për temperaturën adekuate të ushqimeve e të pijeve;
  • Inkasimin e pagesave në arkë për artikujt e shitur dhe mbajtjen e evidencës ditore;
  • Mikpritjen e klientëve;
  • Trajtimin e ankesave të klientëve në rast nevoje;
  • Përkujdesjen për cilësinë e përbërësve të ushqimit;

Si të aplikoni?

Nëse jeni ambicioz, e pëlqeni punën në grup dhe keni aftësi të mira komunikimi, APLIKONI deri më 07.06.2019, përmes webfaqes në: http://kfc-ks.com/join-our-team/

Tek pjesa “Aplikoni per” zgjedh restaurantin KFC Marigona

Be your best self, make a difference & have fun!

TAGS: KFC KosovaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2868
Kategoria Mikpritje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC