1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PËR TRAJNER/E

Kosova Women for Women është në kërkim të një trajneri/e të Rrobaqepësië dhe Modelimit (Patron) me përvojë për të kryer sesione trajnimi të akredituara për kualifikimin: Rrobaqepës/e në nivelin e 3-të dhe Modelist (Patron) në nivelin e 4-të të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve . Kualifikimi Rrobaqepës përmban gjithsejt 240 orë mësimi i ndarë në 9 module; ndërsa kualifikimi Modelist përmban gjithsejt 160 orë mësimi e ndarë në 6 module, ku një 1 orë mësimi është e barabartë me 45 minuta;

Trajnimi për rrobaqepësi ofrohet në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit -Faza II" i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake pë Zhvillim dhe ka për qëllim përmirësimin e pozitës së gruas në tregun e punës dhe ekonomi. 

PËRGJEGJËSITË:

  • Ofrimi i programit gjithëpërfshirës të trajnimit të qepjes, duke përfshirë planet mësimore, aktivitetet dhe vlerësimet, siç parashikohet në kurrikulë.
  • Vlerësimi i progresit të pjesëmarrësve për çdo Rezultat Mësimor të paraqitur në përshkruesit e moduvele duke u bazuar në Kriteret përkatëse të Vlerësimit. dhe ofrimi i reagimeve konstruktive për t'i ndihmuar ata të përmirësojnë aftësitë e tyre të qepjes.
  • Sigurimi i një mjedisi mësimor të sigurtë dhe mbështetës për të gjithë pjesëmarrësit.
  • Mbajtja e përditësuar me tendencat dhe teknikat më të fundit të qepjes për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme të trajnimit.

KËRKESAT:

  • Kualifikim përkatës në qepje ose dizajn mode dhe përvojë e dëshmuar si trajner/e rrobaqepësie së paku 3 vite.
  • Aftesi të mira organizative, vëmendje ndaj hollësive dhe aftësi për ta menaxhuar kohën në mënyrë efektive.
  • Aftësi të forta komunikimi dhe aftësi për të mësuar dhe motivuar në mënyrë efektive pjesëmarrësit e

Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat minimale mund të përcjellin: Ofertën financiare ditore dhe  CV-në në email: human.resources@k-w4w.org deri më 12.04.2023. Shprehjet e interesit pa informacionin apo dokumentet e kërkuara nuk do të merren në konsideratë.

Kosova-Women for Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor,  paaftësisë fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësitë familjare, përkatësisë politike ose statusin me aftësi të kufizuara ose veteran apo ndonjë status tjetër.

Shikime 2,377
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 12/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet