ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale.
ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:
Menaxher Klienti (Departamenti i Shitjes):
KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:
- Diplomë universitare – ekonomi ose shkenca kompjuterike;
- Të paktën 3 vite experiencë në pozicione pune analoge në kompani private;
- Njohuri e mirë e produkteve IT – e detyrueshme;
- Njohuri për pozicionin e Kompanisë në treg dhe kapacitetet e saj;
- Aftësi në ndërtim raportesh afatgjata bashkepunimi me klientët;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikuese, negociuese dhe prezantuese;
- Të jetë i disponueshëm dhe koperues me ekipin për punë në raste edhe jashtë orarit.
DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:
- Njeh politikat e shitjes së kompanisë dhe i zbaton me rigorozitet ato në çdo proces të shitjes;
- Njeh specifikat e bizneseve të klienteve për të cilët kujdeset, kapacitetet blerëse;
- Analizon me kujdes marrëdhëniet me klientët e tij dhe bën propozime të vazhdueshme për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve;
- Njeh shumë mirë strukturën e çdo klienti që trajton (Prokurimet, IT Dept., Dept. Juridik etj.) dhe procedurat e tyre të blerjeve;
- Ka njohuri për procesin e blerjes së tyre (kriteret e vendimmarrjes, matricën e influencës, etj) dhe ndanë këtë informacion me ekipin e shitjeve;
- Mbanë marrëdhënie korrekte me klientet me qëllim garantimin e një bashkëpunimi sa më produktiv dhe afatgjatë me ta;
- Ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën me konkurentët raporton tek DSH në mënyrë periodike minimalisht një herë në javë;
- Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga kompania për periudhën e caktuar;
- Identifikon, analizon dhe propozon klientë të rinj potencialë;
- Mirëmban kontratat me klientët e tij dhe kujdeset për rinovimin e tyre;
- Është përgjegjës për të gjithë ciklin e shitjes nga evidentimi i oportuniteteve deri në kryerjen e pagesës nga klienti;
- Kupton kërkesat e klientëve, realizon aktivitete shitjeje duke u fokusuar tek klientët e rinj ose ekzistues nëpërmjet prezantimeve të ndryshme, realizimin e demonstrimit të zgjidhjeve;
- Transmeton dhe ndjek ecurinë e ofertave dhe paketave që përcakton SMP;
- Propozon politika efiçiente për shitjet, të dedikuar për segmentin e tregut;
- Drafton plane idesh dhe i adreson tek Drejtori i shitjeve për aktivitete marketing/promocione dhe implementimin e tyre;
- Bashkëpunon me Produkt Menaxher, Asistentë shitjesh, etj nga ekipi i kompanisë (sipas nevojës) për të pergatitur/mundesuar ofertimin (produktet/sherbimet, planifikime pune / burimesh);
- Ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe efiçiente debitorët për të mbajtur nën kontroll nivelin e tyre;
- Raporton tek Drejtori i Shitjeve mbi punën që kryen.
Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:
- Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
- Orari i punës: orar i rregullt i punës;
- Pagë konkurruese në treg;
- 20 dite pushim vjetor në vit, përfshirë të gjitha pushimet tjera sipas legjislacionit në fuqi;
- Sigurim Shëndetësor për punonjësit e Kompanisë, dhe jo vetem;
- Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani dhe anasjalltas;
- Mundësi për zhvillim profesional.
Ju lutem, në subjekt specifikoni pozitën për të cilën aplikoni!
Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV- in, si dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com
Të gjitha të dhënat që do ti paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Konkursi ngelet i hapur deri më: 29.04.2023