1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjioze globale.

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për:

Asistent/e në Departamentin e Shitjes dhe Marketing me Furnitorë

Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta - e preferueshme;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione analoge – e preferueshme;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të shkelqyeshme komunikimi me kolegët dhe Furnitorët;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Njohuri shumë të mira të Paketës Office dhe të tjera;
  • Disponibilitet dhe shkathtësi për punët Procedurale të Shitjes dhe Marketing.

Detyrat dhe Pergjegjesitë:

Shitje :

  • Njeh mirë gamën e produkteve që trajton kompania, qëllimin e përdorimit dhe funksionet e tyre, si dhe përdor saktë terminologjinë për këto produkte;
  • Njeh në një masë të pëlqyeshme kartelat e produkteve / shërbimeve;
  • Përgatitë oferta sipas udhëzimeve të përcaktuara nga kompania;
  • Njeh procedurat mbi ofertimin dhe kushtet e garancisë për produktet;
  • Shfaq raporte shumë të mira bashkëpunimi me kolegët dhe eprorin;
  • Krijon raporte afatgjatë bashkëpunimi me klientët;
  • Jep konsulencë mbi kërkesa të thjeshta që ka klienti:
  • Organizon dhe kryen të gjitha proceset e nevojshme si detajim kontrate, porositje dhe rezervim të produkteve, faturim dhe lëvrim, sigurim dokumentacioni, instalime, trajnime, etj;
  • Kryen procesin e faturimit ndaj klientëve.

Marketing:

  • Ndjekja dhe updatimi i planeve të marketingut me furnitorët e kompanisë;
  • Kujdeset për çdo kërkesë të furnitorit, dhe për materialet që duhen përgatitur për aktivitetet marketing sipas afateve të caktuara;
  • Përgatitë dizajnin për produktet e kompanisë;
  • Mirëmbanë rrjetet sociale dhe portalin e kompanisë, poston produkte, njoftime, aktivitete, si dhe të tjera.

Kompania ITD Prishtinë, ofron këto kushte:

  • Përzgjedhje të kandidatëve profesional dhe në mënyrë meritore;
  • Orari i punës: orar i rregullt i punës;
  • Pagë konkurruese në treg;
  • Sigurim Shëndetësor për punonjësit e Kompanisë, por jo vetëm;
  • 20 ditë pushim vjetor në vit, përfshirë të gjitha pushimet  tjera sipas legjislacionit në fuqi;
  • Transport të organizuar për punonjësit Prishtinë – Kompani dhe anasjelltas;
  • Mundësi për zhvillim profesional.

Ju lutem, në subjekt specifikoni pozitën për të cilën aplikoni!

Për të aplikuar për këtë pozitë pune, ju lutem dergoni CV - in, si  dhe dokumentacionin përkatës shtesë të cilat e dëshmojnë vërtetësinë e kualifikimit tuaj në e-mail adresën: humanresources@itd-ks.com

Të dhënat që do ti paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.  

Konkursi ngelet i hapur deri më: 30.04.2023

Shikime 5,968
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet