1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE

Kompania PROTECHT, e cila merret me shërbime të teknologjisë dhe me fushën e trajnimeve. shpallë konkurs pune për pozitën si në vijim:

Pozita: Asistent/e për Social Media

Orari i punës: I plotë

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe zbaton strategjitë efektive të rrjeteve sociale;
  • Menaxhon vazhdimisht postimet e rregullta, promovimet dhe reklamat në rrjetet sociale të kompanisë;
  • Krijon përmbajtje që tërheqë vëmendjen e audiencës së synuar;
  • Propozon ide dhe koncepte të reja inovative, vlerëson suksesin dhe rekomandon përmirësime për reklamat e ardhshme;
  • Menaxhon komunikimin në rrjetet sociale;
  • Përmbushjen e detyrave të tjera që kanë të bëjnë me promovimin e shërbimeve të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë pune paraprake si Asistent/e për Social Media, apo në ndonjë pozitë tjetër të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar;
  • Njohuri të plotë të platformave të rrjeteve sociale;
  • Njohuri në dizajnim dhe publikime;
  • Aftësi të shkëlqyeshme për të menaxhuar më shumë detyra në të njëjtën periudhe kohore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Të gjithë kandidatët e interesuar, të dërgoni email në apply@protecht.ch duke bashkëngjitur CV-në, letër motivimi dhe dëshmi të tjera të kualifikimit.

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 12/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet