1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 

Apliko Tani

Analist/e i/e të dhënave në Departamentin e Shitjes

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Analist/e i/e të dhënave në Departamentin e Shitjes

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • 1 ditë pune nga shtëpia
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

  • Përgatitë raporte mujore të shitjeve dhe provon automatizimin dhe përmirësimin e plotë të tyre gjatë kohës së raportimit.
  • Të ndihmojë në përcaktimin dhe ndjekjen e objektivave të shitjeve për të gjitha njësitë e biznesit, sipas rekomandimeve të Departamentit të Shitjes.
  • Siguron informacione analitike dhe kyçe për menaxhmentin më të lartë që mund të lehtësojë marrjen e vendimeve.
  • Përfshihet në përmirësimin dhe inovacionin e produkteve dhe shërbimeve të IPKO (pjesa e shitjes).
  • Në bashkëpunim me departamentet përkatëse punohet në përmirësimin e burimeve ekzistuese të të dhënave për raportim më të mire.
  • Të informojë menaxhmentin në baza të rregullta për rreziqet dhe mundësitë e mundshme që lidhen me të hyrat e IPKO-së.
  • Detyra të tjera të caktuara nga Drejtori i Departamentit të Shitjes dhe Udhëheqësit të Njësisë së Mbështetjes së Shitjes.

Çka të nevojitet për të aplikuar: 

  • Diplomë universitare në fushën e Biznesit apo ngjashëm.
  • Eksperienca e nevojshme pune: min. 2 vite
  • Njohuri të mira të veglave analitike me theks të veçantë SQL.
  • Njohuri mbi bazën e të dhënave dhe sistemet e raportimit.
  • Njohuri të specializuara për sistemet e informacionit të menaxhimit.
  • Përvojë në menaxhimin e produktit dhe/ose menaxhimin e projektit.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave. 
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në ekip.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Data e fundit për aplikim: 06.04.2023

Shikime 3,048
Kategoria Teknologji e Informacionit
Skadon 06/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet