1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESË PËR TENDER                                                                                                                                          

OJQ IMF KosInvest Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:

FURNIZIM ME PAISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE PËR NJË SERVER          

Për tu kualifikuar kompanitë duhet të dorëzojnë:

  • Ofertën financiare, çmimet duhet të jenë me TVSH;
  • Dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH-në dhe regjistrimin e biznesit; 
  • Referencat mbi punë të ngjashme.

Specifikacionet e serverit duhet te jenë:

  • Përmirësimi i infrastrukturës aktuale me virtualizim dhe replikim.       
  • Supermicro SSG-110P-NTR10 me konfigurimin ne vijim:
  • Intel ICX 4310 2P 12C/24T 2.1G 18M 10.4GT 120W 4189 M1, QTY=1
  • 16GB DDR4-3200 2Rx8 RDIMM, QTY=4
  • Micron 7450 PRO 960GB NVMe PCIe 4.0 3DTLC U.3 7mm,1DWPD, QTY=4
  • Supermicro Server Management software, QTY=1
  • Intel VROC Premium RAID0,1,5,10, HF, QTY=1
  • Supermicro Std LP 4-port GbE RJ45, Intel i350 (Retail Pack), QTY=1

Shërbimet

  • Instalimi dhe konfigurimi i "Host Operating System" duhet të përfshihet
  • RAID konfigurimi duhet të përfshihet.
  • Host duhet të integrohet në Menaxhimin aktual të Virtualizimit
  • Duhet të përfshihet kopjimi i të dhënave ndërmjet nyjes primare dhe kësaj nyje.
  • Garancioni 3 vite

Koha e liferimit dhe realizimit të projektit është deri në 3 muaj pas dates së nënshkrimit të marrëveshjes me furnitorin.

Kompanitë ofertuese duhet të jenë të licencuara për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve të kërkuara.

Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 13 prill 2023 në ora 15:00.

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku dy muaj nga data e dorëzimit.

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për paisje IT për server” duhet të dorëzohen në lokalet e e Zyrës Qendrore të OJQ IMF KosInvest në Prishtinë, Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03. Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në email adresën kosinvest@wvi.org

OJQ IMF KosInvest mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet