1
PREMIUM PLUS
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NOA sha, është institucion Financiar Jo Bankë, licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës  për aktivitetin e kredidhënies që ka për mision fuqizimin e bizneseve, fermerëve dhe familjeve, duke qënë partner afatgjatë i klientëve tanë në rrugëtimin e tyre sipërmarrës, për të zhvilluar më tej ambicjet në përmbushjen e ëndrrave të tyre sipërmarrëse.

NOA sha shpall konkursin për rekrutimin si më poshtë për degën e saj në Prishtinë

KONKURS

KËSHILLUES I RRJETIT TË PARTNERËVE

Qëllimi i pozicionit

Zhvillon dhe mirëmban marëdhënie me palë të treta/partnerë, duke gjeneruar shitje të produkteve financiare të shpejta që mbulojnë nevojat e klientëve të këtyre palëve me synimin rritjen e shitjeve të partnerëve dhe plotësimin e nevojës konsumatore. Luan rol aktiv në ndërtimin e strategjisë së bashkëpunimit me palë të treta/partnerë dhe e marketon ateë tek partnerët dhe në publik. 

Përgjegjësitë:

  • Krijon marëdhënie afatgjata me palë të treta/partnerë, për të fianancuar shitjen e produkteve të tyre dhe rritjen e shitjeve duke promovuar financim të nevojave të klientëve të tyre, nëpërmjet kredive të shpejta dhe të thjeshta. 
  • Mban të dhëna të sakta në lidhje me numrin e partnerëve, të dhënat për partnerët, statusin e partnerëve, produktet që ka secili partner, si dhe siguron që këto të dhëna të përditësohen në kohë dhe për çdo përditësim të vendosen ne dijeni palet perkatese.   
  • Monitoron dhe siguron në mënyrë efektive ritmin dhe proceset operacionale dhe administrative për partnerët; 

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;  
  • Min 1 vit eksperiencë në marketing dhe/ose në një pozicion lidhur me shitjet;  
  • Aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e marrëdhënieve me njerëzit
  • Fleksibël për të udhëtuar;  
  • Aftësi të mira në përdorimin e programeve të Microsoft Office.  

KËSHILLUES FINANCIAR

Qëllimi i pozicionit

Këshilluesit Financiarë janë linja e parë e kontaktit me klientët e kompanisë, përgjegjës për të krijuar marëdhënie me klientë të rinj, si dhe zgjerim të mëtejshëm të marëdhënies me klientët ekzistues, duke iu ofruar atyre zgjidhje për nevojat që kanë nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve financiare. Sigurojnë ofrimin e këtyre shërbimeve me transparencë të plotë, të udhëhequr nga vlerat dhe parimet e larta, në përputhje me objektivat individuale dhe në tërësi të kompanisë.  

Përgjegjësitë:

  • Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA; 
  • Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme; 
  • Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës; 
  • Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë; 
  • Eshtë tërësisht përgjegjës për cilësinë e portofolit të tij dhe atij të transferuar

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme ; 
  • E preferueshme 1 vit në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë; 
  • Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë dhe i aftë të ndërtojë ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim; 
  • Ekselent në përpunimin e analizave financiare dhe identifikimin e riskut; 

Konkursi mbetet i hapur nga dt.31.03.2023 deri me dt. 30.04.2023 Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe Leter Motivimi në adresën itaga@noafin.al

Vetëm kantidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Shikime 7,392
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 04/05/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet