Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Praktikant/e në Qendër të Thirrjeve
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Qendër të Thirrjeve
Kush jemi ne?
Rinjë
- 71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
- Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
- Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;
Çfarë presim nga ju?
I raporton Udheheqësit të Njësisë dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
- Ofron shërbimet e aktivizimit/ de aktivizimit për shërbimet individuale.
- Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet?
- Duhet të jetë student ose të ketë diplomë universitare
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi. Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
- Aftësi për të pranuar numër të madh të klientëve për çdo ditë.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
- Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 07.04.2023