Midea Kosova, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e HVAC, me brende të mirënjohura nderkombëtare. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Kompanisë sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Midea Kosovës Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë:
- Depoist-Ndihmes Depoist 4 vende te lira
- Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese (Monter) 4 vende te lira.
Depoist - Ndihmes Depoisti - Përgjegjësitë kryesore:
- Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit
- Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie
- Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim
- Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standarteve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo
- Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo
- Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët
- Ngarkon përkatësisht vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate
- Gjatë orarit të punës, nuk lejohet lirimi/shkarkimi i mallit nga depo në dyqan pa praninë tuaj,pra cdo lëvizje e mallit bëhet nga ana juaj
- Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt
Instalues i sistemeve klimatizuese, ngrohjes qendrore dhe sistemeve ventiluese - Përgjegjësitë kryesore:
- Të ketë përvojë në montimin e paisjeve për ngrohje-ftohje-ventilim e klimatizim
- Të jetë I aftë për organizimin e punës në teren,
- Të asistoj në montimin të produkteve kur është nevoja.
Çka presim nga kandidatët:
- Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
- Të jenë të motivuar për punë;
- Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
- Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Çka ofron kompania Midea Kosova :
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
- Ambient profesional dhe motivues;
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
- Mundësi të përparimit në karrierë.
Procedura e aplikimit:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në gj@acn-ks.com duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 30 Prill 2023, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.
Midea Kosova ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.