1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Shitës/e

Kompania SMEG, e dizajnuar nga arkitektë dhe stilistë të njohur ndërkombëtarisht shumë shpejt vjen me një përfaqësi zyrtare edhe në Kosovë. Për të ndërtuar ekipin tonë, kompania kërkon të punësojë në pozitën e përfaqësuesve të shitjeve në showroom.

Kandidatët duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, eksperiencë në pritjen dhe zbulimin e nevojave të klientit si dhe të jenë bindës në përcjelljen e informacionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ofrojnë shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve duke i informuar mbi kompaninë, produktet dhe ofertat tona
  • Të ndjekin me përpikmëri proceset e punës siç përcaktohet në udhëzimet e përcaktuara paraprakisht
  • Të tregohen bashkëpunues me të gjithë sektorët brenda kompanisë për të mundësuar  me sukses realizimin procesit të shitjes
  • Të realizojnë aktivitetin e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve dhe arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes
  • Të tregojnë kujdes ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe komode për klientët
  • Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:

  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve në të njëjtin sektor përbën avantazh
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Aftësi të mira kompjuterike të paketës Office dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet e aplikuara të shitjes (per kete do te trajnohet ne kompani)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Të jetë person energjik dhe i motivuar, i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve
  • I/e disponueshem për të punuar me ndërrime
  •  I/e besueshëm dhe i/e aftë për të ndërmarrë iniciativë
  • Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup


Ne ofrojmë një ambient miqësor, kushte shumë të favorshme pune si dhe mundësi të ngritjës profesionale bazuar në performancë.

Orari i punës

  • E hënë - e shtunë
  • Me ndërrime: 10:00-18:00 ose 12:00-20:00

Rroga fillestare: 500€
Kjo do të rritet pas 6 muajve në bazë të shitjeve dhe performancës së treguar.

Për aplikime ju lutem na dergoni CV në e-mail adresën: apoita@smegkosova.com

Shikime 5,375
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 27/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet