Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalDatë: 10.03.2023
KËRKESË PËR OFERTIM
Mbështetur nga: UNICEF në Kosove në partneritet me USAID në Kosovë.
Down Syndrome Kosova kërkon nga furnitorët /kompanitë vendore që ofrojnë sipas specifikave të kësaj thirrje për:
Informata të përgjithshme
Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave me sindromën Down (SD). DSK është regjistruar me 5 Prill 2007, me Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër (4 ) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
Vizioni
Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnë potencialin e tyre.
Misioni
Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave te personave me sindromën Down në Kosovë dhe familjareve te tyre.
Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin e të drejtave te barabarata të personave me sindromën Down dhe ne përgjithësi te personave me aftësi të kufizuar.
DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim të të drejtave të personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar nisma inovative të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.
Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare ne në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD) si dhe ; Bashkëthemelues dhe anetare ne Forumin Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down Syndrome Association of UK,etj.
Shoqata Down Syndrome Kosova programet e saj i ka te shtrira ne pesë regjione si, ne Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.
1.Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
2.Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP)
Objektiva
Down Syndrome Kosova është shoqatë me Status të Përfituesit Publik me numer 6001150-8 gjithashtu në bazë të nenit 4, paragrafit 3 të ligjit 05/I-037 për TVSH me vendimin nr. 08/2017 të Administratës Tatimore të Kosovës, DSK është e liruar nga obligimet e tatimit në vlerën e shtuar.
Andaj kërkojmë nga furnitorët/kompanitë që për realizimin e aktiviteteve ditore të dërgojnë ofertën e tyre sipas specifikave të kësaj thirrje:
Për të aplikuar, kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë ofertën e tyre e cila përbëhet nga dokumentet në vijim:
Dokumentet e kërkuara luteni t’i dërgoni në adresën elektronike në e-mail adresën info@downsyndromekosova.org ose në formë fizike përmes postës në emër të Shoqatës Down Syndrome Kosova, adresa: Nazmi Mustafa deri më 5 Prill, 2023.
Vetëm kopmanitë e përzgjedhura do të kontaktohen për sqarime të mëtutjeshme, kompanitë që nuk dërgojnë ndonjë nga dokumentet e kërkuara nuk do të merren parasysh.