Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike
- Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të DIF-it
- Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për DIF;
- Mban evidencën e të hyrave dhe të dalave, duke përfshirë arkivimin, radhitjen dhe regjistrimin e faturave
- Mbështet draftimin e buxhetit dhe përpilimin e raportin financiar për bordin;
- Llogaritë dhe paguan pagat e punëtorëve;
- Plotëson formularët e tatimeve dhe kontributeve;
- Aranzhon takimet dhe udhëtimet zyrtare;
- Punë tjera administrative dhe teknike;
Kandidatët potencialë duhet plotësuar këto kushte:
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe gjermane (e obligueshme), njohja e gjuhës angleze është përparësi;
- Diplomë universitare (preferohet Fakulteti Ekonomik)
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik pune;
- Aftësi për të punuar nën presion kohor;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
- Njohuri shumë të mira të MS Office; (Excel, Word, Power Point)
- Trajnime për Financa konsiderohen përparësi.
Te gjithe kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-te e tyre në email adresen info@dif-ks.com deri më 10/04/2023. Vetëm kandidatët që konsiderohen adekuat për pozitën e lartëcekur do të ftohen per intervistim.