1
PREMIUM PLUS

Angazhim i Avokatëve në Rastet e Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike

Ruaj
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike

Termat e Referencës – Kërkesë për shërbime

THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT TË PËRGJITHSHËM PËR ANGAZHIM TË AVOKATËVE NË RASTET E QENDRËS PËR RASTE GJYQËSORE STRATEGJIKE

Lidhur me Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL – www.cslkosovo.org) është një platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në kuadër të projektit “Human Rightivism” financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF). CSL synon të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë përmes procesit gjyqësor strategjik. Procesi gjyqësor strategjik është dërgimi në gjykatë i rasteve nga të cilat mund të përfitojnë shumë qytetarë; raste të cilat përveç se i shërbejnë interesit të paditësit individual mund t’i shërbejnë edhe interesit të publikut. Procesi gjyqësor strategjik njihet si një mjet i fuqishëm për reforma ligjore, politike dhe sociale, sepse qëllimi i vet është që të arrihet një ndryshim i gjerë dhe afatgjatë, e jo vetëm që të fitohet rasti në fjalë. Ky proces po ashtu përfshin përdorimin e mediave, avokimit, trajnimeve dhe instrumenteve të tjera, në mënyrë që të rritet vetëdija e publikut për probleme të caktuara që duhet të rregullohen, si dhe të ushtrohet presion në autoritetet përgjegjëse që të marrin vendime të drejta dhe në kohë.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kërkon avokat/e për të krijuar një listë të avokatëve ekspert, të cilët do të ftohen për përfaqësim në seanca gjyqësore për rastet strategjike të CSL-së. Avokati/ja do të angazhohet për përfaqësim në seancë/a të caktuara në Gjykatë, varësisht prej rastit. Rastet përfshijnë domenin administrativ dhe civil.

Fushëveprimi i angazhimit

  • Të përfaqësojë në seancë/a gjyqësore CSL-në në rastet e saj, që mund të jenë të fushës administrative apo civile, të ndërlidhura me lëmin e të drejtës së punës, të drejtës në ambient të pastër dhe në rastet tjera që i ka CSL;

Kriteret e kërkuara

  • Të jetë Avokat/e i/e licencuar në Republikën e Kosovës;
  • Të ketë përvojë të dëshmuar në fushën administrative dhe civile;
  • Përvoja në fushën e mjedisit është e preferuar;
  • Të jetë entuziast që të punojë me raste strategjike duke pasur parasysh qëllimin e Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike;
  • Të jetë i përkushtuar që t’i përfaqësojë sa më mirë interesat e Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike/ Grupit për Studime Juridike dhe Politike, si dhe të palës së dëmtuar;

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme deri më:  7 prill 2023 në orën 16:00, në adresën  applications@legalpoliticalstudies.org Dokumentet duhet të përfshijnë:

  1. CV-në profesionale;
  2. Shprehjen e interesit që përshkruan se si angazhimi do të përmbushë kriteret e përzgjedhjes.

Një listë e avokatëve do të formohet, varësisht nga fusha e ekspertizës. Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dëregojnë CV-në. CSL ruan të drejtën që nga lista të ftoj avokatët të cilët konsideron se janë adekuat sipas llojit dhe natyrës së rastit që trajtohet në seancë gjyqësore.

Shënim: Ju mund të dërgoni CV-në tuaj dhe shprehjen e interesit edhe pas skadimit të afatit të thirrjes, GLPS do t’i pranoj ato gjatë gjithë vitit 2023.

Shikime 3,330
Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 07/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet