Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalPraktikant/e në Shitje në Gjakovë
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Shitje në Gjakovë
Kush jemi ne?
Rinjë
- 71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
- Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
- Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;
Çfarë presim nga ju?
- Merret me shitjen, kontratat e shitjes, instalimet e reja, zëvendësimin e pajisjeve dhe me çdo pyetje/kërkesë apo ankesë tjetër të klientëve në përputhje me proceset, procedurat dhe udhëzimet e dhëna nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë, dhe promovon shitjen e produkteve.
- Prezanton oferta shtesë të IPKO-së për klientët duke u përpjekur që të rrisë shitjen në dyqan, të shes edhe shërbime të tjera të cilat klienti nuk është duke i përdorur, përmes shpërndarjes së fletushkave me ofertat tona më atraktive.
- Organizon dhe regjistron në sistem të gjitha informatat e nevojshme të klientit dhe kompanisë, si dhe përditëson informatat ekzistuese të klientëve me qëllim që të siguroj të dhëna të përditësuara në sistem.
- Kontrollon prezencën dhe dukjen e telefonave mobil dhe aksesorëve të tjerë në dyqan.
- Numëron stokun me Udhëheqësin e Ekipit dhe identifikon diferencat kur bëhet krahasimi me POS dhe me sisteme të tjera.
- Merret me të gjitha pagesat dhe është përgjegjës për paratë e marra gjatë ndërrimit.
- Bën bilancin dhe verifikimin e parave të gatshme ditore dhe ia dorëzon paratë Udhëheqësit të Ekipit për procesim të mëtejmë.
- Kryen çdo detyrë tjetër të përcaktuar nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet?
- Njohuri të shkëlqyeshme për: Regjistrimin e të dhënave; hartim të raporteve dhe raportim; aftësi për t’i kuptuar klientët dhe të jetë i përqendruar në klientë; teknikat e shitjes, Pakon MS Office.
- Aftësi në punë ekipore.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Gjakovë
Afati i fundit për aplikim: 30.03.2023