1
PREMIUM PLUS

Instruktor/e i/e Pilates (3)

Ruaj
Erlet Mucolli PILATES
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

MUNDËSI PUNËSIMI -INSTRUKTOR I PILATES (3 Pozita)

Studio Erlet Mucolli Pilates, E M ‘PILATES’ është lidere e industrisë të Pilates në Kosovë.

Si pjesë e zgjerimit të aktiviteteve të kompanisë, ofrohet mundësia për punësim të personave, të cilët do të i nënshtrohen programit trajnues.

Lokacioni:

  • Prishtinë.

Përgjegjësitë:

  • Të merr pjesë në mënyrë aktive në trajnimin e ofruar.
  • Të familjarizohet me materialet edukative mësimore të ofruara nga studio.
  • Të asistoj instruktorin kryesor në ofrimin e seancave Pilates për klientë në formë grupore dhe individuale.
  • Të ofroj shërbime tjera të ushtrimeve Pilates për studion.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Studentë apo të diplomuar në nivelin Bachelor apo Master në fushën e edukimit fizik, fizioterapisë apo të ngjajshëm.
  • Preferohet eksperiencë paraprake në Pilates, Yoga, Fitness apo në ushtrime tjera te edukimit fizik.
  • Të ketë përgatitje të mjaftueshme fizike për të realizuar ushtrime Pilates.
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese.
  • Të ketë qëndrim pozitiv dhe shkathtësi të adaptohet lehtë.
  • Të jetë i hapur për të mësuar dhe për të punuar në mënyrë të pavarur në ambient dinamik.

Mënyra e aplikimit

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit më poshtë deri me datë 10 Prill 2023. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 10/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet